Përgjigja e pyetjes se pse nuk ka përfunduar procedura për emërimin e kandidatit të propozuar nga Ministria e Punëve të Jashtme për ambasador të Bullgarisë në Ukrainë, duhet kërkuar nga ministria. Këtë e theksojnë nga zyra e shtypit e presidentit Rumen Radev në lidhje me pretendimet se kreu i shtetit refuzoi të emërojë Nikollaj Nençev në këtë post në verën e vitit 2023.
Presidenca saktëson se në tetor të vitit 2023, ministrja jonë e jashtme Maria Gabriel propozoi që misioni ynë në Kiev, ku nuk kemi pasur ambasador që nga fillimi i luftës, të drejtohej nga Petër Tanev, i cili ishte këshilltar në ambasadën tonë. Një vendim për këtë u mor nga Këshilli i Ministrave, por nuk u dërgua në Presidencë për nxjerrjen e dekretit presidencial, siç e kërkon procedura.
Ish-ministri i mbrojtjes Nikolaj Nençev do të jetë drejtues i përkohshëm i Ambasadës Bullgare në Ukrainë. Ky vendim u mor nga qeveria e përkohshme për t'i dhënë fund ngërçit më shumë se një vjeçar midis Këshillit të Ministrave dhe Presidentit Rumen Radev për dërgimin e diplomatit të parë në Kiev. Ambasada bullgare mbeti zyrtarisht pa ambasador në prill të vitit 2023, njoftoi BTA.
"E gjithë kjo histori është shumë e trishtueshme. Është një simptomë e shtetësisë së dobët dhe në periudhën më të vështirë të mundshme pas Luftës së Dytë Botërore, lidhur me sigurinë dhe rendin ndërkombëtar," komentoi për BNR ish-ministri i mbrojtjes Velizar Shallamanov. Sipas tij, në këtë rast ka një dominim të marrëdhënieve personale dhe një kundërshtim të ashpër mes institucioneve për çështje thelbësore. “Ka shumë mundësi që personi i propozuar në këtë post të rezultojë i papranueshëm për palën ukrainase”, sugjeroi Shallamanov.
Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për..