Sllënçev Brjag tejkaloi pushimoren turke Marmaris si destinacioni më i përballueshëm për pushimet familjare. Një sondazh i gazetës britanike online “The Independent” krahasoi çmimet e 10 artikujve thelbësorë, duke përfshirë ushqimin, pijet dhe kremrat kundër diellit, dhe zbuloi se vendpushimi ynë bregdetar ofron vlerën më të mirë për paratë për turistët britanikë në vitin 2024.
Lexoni më shumë:
Megjithëse çmimet në Sllënçev Brjag u rritën me 9.8% për vit, analiza zbuloi se klientët mund të kursejnë para të konsiderueshme për pushimet e tyre këtu në krahasim me Marmaris, i cili kryesoi listën e destinacioneve familjare më buxhetore në 2023. Për shembull, një birrë në Sllënçev Brjag kushton 1.50 £ më pak se në pushimoren turke, një shishe krem kundër diellit është 4.23 £ më lirë dhe një menu familjare me tre pjata me verë dhe pije joalkoolike është 4.23 £ më lirë se në Marmaris. Pra, nëse një familje (artikulli nuk tregon me sa anëtarë është familja) ha darkë jashtë çdo natë për një javë, do t’i kushtojë 29.61 £ më pak në Sllënçev Brjag sesa në resortin turk.
Të dy destinacionet, së bashku me plazhet e bukura, ofrojnë shumë aktivitete të përshtatshme për fëmijët. Sllënçev Brjag është krenar për shtrirjen e tij të gjatë të rërës, e përsosur për të ndërtuar kështjella me rërë dhe për të luajtur në dallgët detare, shkruan “The Independent”.
Gazeta britanike paralajmëron turistët që planifikojnë të pushojnë në Ibiza se do të duhet të shpenzojnë më shumë fonde, pasi kostoja mesatare e 10 artikujve është dyfishi i asaj të Sllënçev Brjag.Dhe Ishujt Balearik (në Spanjë) renditen si destinacioni më i shtrenjtë në mesin e të 16 vendeve të përfshira në sondim.
Përpilues: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: sunnybeach.com, bulgariatravel.org, marmaris.org
Sezoni i dimrit në Bansko fillon më herët këtë vit . Zona e skive hapet akoma më 6 dhjetor 2024. Të gjitha pistat do të funksionojnë përveç Çalin Vallog dhe rrugës së skive për në Bansko. Pistat jane te rregulluara dhe ne gjendje shume te mire. Deri më 19..
Shpatet malore në tre resortet kryesore dimërore të Bullgarisë - Borovec, Bansko dhe Pamporovo, janë të mbuluara mirë me borë para fillimit zyrtar të sezonit, njofton BGNES. Sezoni 2024/2025 do të hapet në Borovec më 15 dhjetor. Në..
Liqenet Çairski janë një zonë e mbrojtur në Rodopet Perëndimore, e njohur për liqenet e formuar në mënyrë natyrale nga rrëshqitja e dheut. Ata janë të mbuluar me një qilim të trashë torfe. Përreth syri kënaqet në livadhe me bimë të llojllojshme..