Ekipi bullgar u prezantua në një nivel jashtëzakonisht të lartë gjatë Turneut Ndërkombëtar të Fizikanëve të Rinj (IYPT) në Budapest, ku morën pjesë 38 vende nga e gjithë bota. Fizikanët bullgarë fituan medaljet e argjendta ekipore.
Kjo është arritja më e mirë e nxënësve bullgarë në këtë turne që nga viti 2015, njofton Shoqata e Ekipeve Olimpike të Shkencave Natyrore. Duke arritur vendin mbresëlënës të 9-të me një rezultat prej 190.9 pikësh dhe duke tejkaluar ekipin gjerman në raundin e fundit, nxënësit bullgarë siguruan medaljet e argjendta ekipore.
E veçanta e këtij konkursi të shkencave natyrore është se zhvillohet në ekip dhe zgjidhen detyrat kërkimore shkencore. Aftësitë për të mbrojtur idetë e tyre në mënyrë të arsyetuar dhe të strukturuar gjatë konkurrimit janë kriteret e nevojshme për vlerësim. Ekipi i të rinjve bullgarë hyri në të tre rolet gjatë diskutimeve fizike, që janë raportues, kundërshtar dhe recensues.
Pjesëmarrësit tanë ishin nxënës të klasave të 10-ta, të 11-ta dhe të 12-ta nga shkollat e mesme në Sofje, Veliko Tërnovo, Ruse dhe Haskovo.
Përpilues: Joan Kolev
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana DimitrovaBullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..