Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Depo të fishekzjarrëve pranë Elin Pelin në Fushën e Sofjes u dogjën

Foto: Aleksandra Nikova

Mes qytetit Elin Pelin dhe fshatit Elin Pelin, një zjarr shpërtheu në një depo për fishekzjarrë, njofton BTA. Si pasojë e shpërthimit dy persona burrë e grua kanë djegie të shkallës së tretë dhe jeta e tyre është në rrezik. Në qytet dhe fshatrat përreth oshpall gjendje e pjesshme e jashtëzakonshme. U urdhërua evakuimi i menjëhershëm i banorëve të fshatit Elin Pelin, i cili ndodhet më afër vendit të aksidentit. U ndërprenë furnizimi me gaz dhe energjia elektrike. Në zonë ka një prani të shtuar të policisë, ambulanca dhe zjarrfikëse, si dhe një stacion lëvizës për të matur pastërtinë e ajrit.

Sipas ekspertëve, shpërthimi ndodhi në magazinat e një kompanie që merret me produkte piroteknike. Ministri i brendshëm Kalin Stojanov shpjegoi se kompania ka gjashtë depo të cilat janë plot me lëndë piroteknike. Rreth 500 metra larg shpërthimeve, një fragment ra në një magazinë të një zinxhiri të madh ushqimor, i cili gjithashtu mori flakë, shtoi Stojanov. Sipas të dhënave paraprake, një nga magazinat ku shpërtheu zjarri përmbante dy ton ekuivalent tritol.

Në vendin e ngjarjes u dërgua personel ushtarak me katër transportues uji nga Stacioni Mobile i Komunikimit – Gorna Malina, si dhe personeli ushtarak me dy ujë-mbartës nga formacioni në Negushevo, nga Komanda për Mbështetjen Logjistike.

Një modul i specializuar për veprim në rast aksidentesh industriale u përgatit edhe nga Formacioni Ushtarak në Musaçevo, pjesë e Forcave Tokësore.Formacioni ka pesë auto-stacione që do të përdoren, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

Kufizohet përkohësisht qarkullimi në të dy drejtimet në rrugën III-105 nga Elin Pelin deri në stacionin Elin Pelin. Linja hekurudhore në zonë është gjithashtu e mbyllur për kalimin e trenave, nuk ka ndryshim në fluturimet në aeroportin e Sofjes, njoftoi BTA.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kirill Petkov

Prokuroria i caktoi masën parandaluese Kirill Petkovit

Nuk kam bërë asnjë krim, ky është sulm politik, tha bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov, para se të hyjë në prokurori. Para prokurorisë u mblodhën mbështetës të PP-së dhe deputetë të cilët duartrokitën Petkovin...

botuar më 25-01-10 3.23.MD
Ministri Atanas Zaprjanov

140 milionë leva janë shpenzuar për përmirësimin e infrastrukturës së bazave ushtarake vitin e kaluar

Rreth 140 milionë leva janë investuar vitin e kaluar në përmirësimin e infrastrukturës së bazave ushtarake, bëri të ditur ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Ministria e Mbrojtjes ka dhënë 40 leje për ndërtimin e godinave të reja apo për..

botuar më 25-01-10 3.22.MD

Deputetët mund të votojnë për pezullimin e zgjedhjeve të Borisllav Sarafov për Prokuror të Përgjithshëm javën e ardhshme

Deputetët i dhanë vetes një afat prej tre ditësh për të bërë propozime me shkrim përpara leximit të dytë të ndryshimeve në Ligjin e Drejtësisë, qëllimi i të cilit është ndalimi i zgjedhjes së Prokurorit të ri të Përgjithshëm. Votimi për prokurorin e..

botuar më 25-01-10 2.56.MD