Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Legjenda e kanotazhit Zdravka Jordanova për medaljen e artë olimpike në Montreal: Mbretëresha e Anglisë qëndroi drejt dhe duartrokiti ekipin bullgar

Kampionia kujton kauzën e saj të kahershme për krijimin e Shëtitores së Lavdisë Olimpike në Sofje

Zdravka Jordanova
Foto: BGNES

Vendi ynë filloi të fitonte rregullisht medalje në Lojërat Olimpike Verore në vitin 1952. Sportisti i parë vendas që u kthye me bronz nga Lojërat e Helsinkit ishte boksieri Boris Georgiev-Mokata. Sa do të jetë numri i tyre nga lojërat e tanishme në kryeqytetin francez, kampionia jonë olimpike në kanotazh nga Montreali në vitin 1976 Zdravka Jordanova nuk deshi të parashikonte, pasi deri më tani kemi qenë të befasuar këndshëm me një numër më të madh nderimesh sesa parashikohej.

Personi që e ndez shkëndijën e pasionit ndaj kanotazhit te Zdravka Jordanova ishte ish-detari Stefan Stojkov. Ajo merrte pjesë në kampionatet kombëtare dhe që vitin e parë fitoi titullin e kampiones për vajza dhe vendin e dytë në katërshe. Në vitin 1976, kanotazhi i grave hyri në programin olimpik për herë të parë në qytetin kanadez të Montrealit.

Zdravka Jordanova dhe Svetlla Ocetova pas finales olimpike në Montreal

Kujtimet personale të përgatitjes, të vetë garës së kanotazhit në çift me Svetlla Ocetova, që u zhvillua më 24 korrik 1976, të fitimit të medaljes së artë dhe zhvillimeve të mëpasshme Jordanova tregoi në një intervistë speciale për Radio Bullgarinë:

“Ishte një vit i vështirë i kaluar në përgatitje pa asnjë mundësi tjetër veç arritjes së qëllimit. Dhe më në fund, kur u realizua, ndjenja ime e parë ishte për një punë shumë të vështirë, të kryer shumë mirë. Dhe pastaj filloi gradualisht ndërgjegjësimi për atë që ndodhi. Shpesh flasim se si mbretëresha e Anglisë duhej të ngrihej më këmbë dhe të duartrokiste një ekip bullgar. Varka e Britanisë së Madhe, vendlindja e këtij sporti, u rendit në vendin e 12-të. Dhe për shkak se pas përfundimit të garës bëhet një turne me ovacione dhe varkat rreshtohen sipas renditjes - 1-2, 5-6 dhe në rreshtin e dytë 7-8 deri në vendin e 12-të, ajo qëndronte në këmbë në tribunë dhe duartrokiste Bullgarinë dhe ekipin tonë.”

Kanadaja i dhuroi secilit pjesëmarrës në Olimpiadë nga një pemë panje, të cilën Zdravka nuk e mori, gjë për të cilën sot i vjen keq, pasi do të ishte një simbol dhe kujtim i mrekullueshëm i arritjes. Megjithatë, ky sukses është i përjetësuar në një park përkujtimor të ndërtuar rreth Stadiumit Olimpik në Montreal. Ajo e zbuloi këtë vite më vonë kur udhëtoi sërish atje për t'i treguar djalit të saj vendin ku u bë kampione:

“Në disa pllaka të mëdha bakri janë të shkruar emrat e të gjithë kampionëve të asaj olimpiade në sportet e ndryshme. Sigurisht që aty është edhe emri im. Në vendin tonë pretendojnë se ne kemi shumë vlerë, se jemi heronj e kështu me radhë, por askush nuk mendon për kujtesën historike” – thotë me hidhërim Zdravka Jordanova. Ajo ndan se ky udhëtim, si dhe shumë të tjerë, në të cilin ajo sheh parqe të ngjashme të lavdisë olimpike, provokojnë dëshirën e saj për të pasur një vend të ngjashëm në vendin tonë, nga ku mund të mësojmë më shumë për yjet tanë të sportit të brezave të ndryshëm, të cilët kanë arritur nderin më të lartë për një atlet - medaljen olimpike:

“Ideja ime fillestare ishte që kjo të ndodhte mes Stadiumit Kombëtar dhe Ministrisë së Sporteve, si një lloj lidhjeje natyrale. Ndërsa Rruga ekziston, personalisht e imagjinoja që përballë stadiumit do të kishte diçka si një shesh i vogël dhe një lloj piedestali për flakën olimpike për të qëndruar gjatë garave me stafetë. Aty mund të zhvillohen ceremonitë e dërgimit dhe pritjes së delegacioneve olimpike, ngjarje të tjera të ndryshme. Mendoj se ndërtimi i një shëtitore të tillë është thjesht një domosdoshmëri.”

Krijimi i një shëtitoreje të tillë në vendin e caktuar nuk kërkon ndryshime infrastrukturore, pasi ajo nuk do të jetë në korsitë e automobilave, por në këmbësoren ekzistuese.

Lexoni më shumë:


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES, Muzeu Kombëtar i Sportit, arkivi personal i Zdravka Jordanova





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Atanas Dallçev

120 vjet nga lindja e Atanas Dallçevit - një prej poetëve më të mëdhenj të Bullgarisë

Një nga poetët më të rëndësishëm bullgarë - Atanas Dallçev - lindi më 12 qershor 1904 në Selanik, në një familje të pasur që jetonte pranë Kullës së Bardhë. Babai i tij, Hristo Dallçev, ishte ndër qytetarët e shquar bullgarë në Selanik - jurist për..

botuar më 24-06-12 11.01.PD
Prof.Vlladimir Kefallov

Prof. Kefallov është ndër 10 specialistët më të mirë në studimin e syrit njerëzor në SHBA

Emri i Prof. Vlladimir Kefallov është në listën e shkencëtarëve që fituan çmimin prestigjioz Bresler për meritat në studimin e organit të të parit të njeriut në vitin 2019. Zbulimet më të rëndësishme të fizikanit bullgar, i cili jeton dhe punon në..

botuar më 24-06-07 7.10.PD
Darena Gesheva me bashkëshortin e saj Krikor, gjithashtu anestezist

Darena Gesheva dhe jeta e saj e denjë për një roman aventuresk

Knezha, Sofja, Afrika e Jugut, Botsvana dhe ... Asenovgrad ndërthuren në jetën e bashkatdhetares sonë Darena Gesheva dhe sigurisht i japin asaj kujtime të panumërta për t'u treguar miqve dhe vizitorëve në kafenenë e saj në qytetin afër Plovdivit. Vendi..

botuar më 24-06-05 7.30.PD