Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rreth 1/6 e popullsisë bullgare nuk mund të përballojë as edhe një javë pushim

Foto: knsb-bg.org

Afro 1 milion njerëz në Bullgari nuk mund të përballojnë as edhe një javë pushim. Të dhënat janë nga një analizë e Institutit Sindikal Evropian pranë Konfederatës Evropiane të Sindikatave dhe u prezantuan nga Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB). Ato tregojnë se gjithsej 40 milionë ose 15% e të gjithë punëtorëve në BE nuk mund të përballojnë pushimet e një jave. Numri i tyre u rrit me afro 2 milionë në një vit dhe në Bullgari kjo rritje është më e madhja. Sipas të dhënave, në vitin 2022, për mbi 957 mijë bullgarë që punojnë, pushimi njëjavor ishte mirazh. Krahasuar me një vit më parë, rritja e tyre është mbi 2%.

Ndër vendet me më shumë të punësuar që nuk mund të përballojnë pushimet janë gjithashtu Rumania - një në tre, Qiproja dhe Greqia - një në katër. Parashikimet e sindikatave evropiane për vitin 2023 janë pesimiste, për shkak të rritjes drastike të çmimeve të pushimeve verën e kaluar në të gjithë BE-në, të kombinuara me pagat reale që ranë në të gjithë BE-në vitin e kaluar për shkak të inflacionit, paralajmëron konfederata.

Sindikatat evropiane theksojnë se është e domosdoshme që BE-ja dhe shtetet anëtare të sigurojnë që të gjithë punëtorët të përfitojnë nga kontratat kolektive. Jo vetëm që kontratat kolektive sigurojnë paga më të drejta, por punëtorët e mbuluar nga ato gëzojnë deri në dy javë më shumë kohë pushimi çdo vit.

Direktiva e miratuar për pagën minimale kërkon që të gjitha shtetet anëtare të sigurojnë që të paktën 80% e punëtorëve të mbulohen nga kontratat kolektive. Afati i fundit për zbatimin e Direktivës në legjislacionin kombëtar është 15 nëntori.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Borxhi i ulët, synimi për futjen e euros dhe anëtarësimi në BE janë faktorët pozitivë në vlerësimin e Moody's për Bullgarinë

Moody's pret që Bullgaria të hyjë në Eurozonë jo më vonë se fillimi i vitit 2026. Sipas agjencisë së vlerësimit, rritja e ekonomisë bullgare në vitin 2024 do të jetë 2.9%. Kriza e vazhdueshme politike e brendshme dhe mundësia e zgjedhjeve të reja..

botuar më 24-07-30 11.19.PD

Bullgarët mbajnë në banka mbi 75 miliardë euro, po rriten edhe paratë nga emigracioni

Depozitat në banka për tremujorin e parë të vitit 2024 arritën shifrën rekord prej 75.4 miliardë euro (150 miliardë leva). Nga janari në mars, depozitat u rritën me 1.35 miliardë euro (2.7 miliardë leva) ose me 1.8%. Rritja është kryesisht për shkak..

botuar më 24-07-25 10.46.PD

Sofja do t'i kërkojë Komisionit Evropian ndryshime në Planin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë

Qeveria e përkohshme e ngarkoi zëvendëskryeministren dhe ministre të financave Ljudmila Petkova që të paraqesë deri më 11 shtator një propozim për një ndryshim në Planin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë sipas kapitullit REpowerEU. Kjo bëhet për të..

botuar më 24-07-18 12.01.MD