Afro 1 milion njerëz në Bullgari nuk mund të përballojnë as edhe një javë pushim. Të dhënat janë nga një analizë e Institutit Sindikal Evropian pranë Konfederatës Evropiane të Sindikatave dhe u prezantuan nga Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB). Ato tregojnë se gjithsej 40 milionë ose 15% e të gjithë punëtorëve në BE nuk mund të përballojnë pushimet e një jave. Numri i tyre u rrit me afro 2 milionë në një vit dhe në Bullgari kjo rritje është më e madhja. Sipas të dhënave, në vitin 2022, për mbi 957 mijë bullgarë që punojnë, pushimi njëjavor ishte mirazh. Krahasuar me një vit më parë, rritja e tyre është mbi 2%.
Ndër vendet me më shumë të punësuar që nuk mund të përballojnë pushimet janë gjithashtu Rumania - një në tre, Qiproja dhe Greqia - një në katër. Parashikimet e sindikatave evropiane për vitin 2023 janë pesimiste, për shkak të rritjes drastike të çmimeve të pushimeve verën e kaluar në të gjithë BE-në, të kombinuara me pagat reale që ranë në të gjithë BE-në vitin e kaluar për shkak të inflacionit, paralajmëron konfederata.
Sindikatat evropiane theksojnë se është e domosdoshme që BE-ja dhe shtetet anëtare të sigurojnë që të gjithë punëtorët të përfitojnë nga kontratat kolektive. Jo vetëm që kontratat kolektive sigurojnë paga më të drejta, por punëtorët e mbuluar nga ato gëzojnë deri në dy javë më shumë kohë pushimi çdo vit.
Direktiva e miratuar për pagën minimale kërkon që të gjitha shtetet anëtare të sigurojnë që të paktën 80% e punëtorëve të mbulohen nga kontratat kolektive. Afati i fundit për zbatimin e Direktivës në legjislacionin kombëtar është 15 nëntori.
Nuk bëhet fjalë për përfundimin e tranzitit të gazit natyror nga Rusia përmes Bullgarisë. Kështu shkruan agjencia shtetërore ruse TASS, pasi ministri bullgar i energjisë, Vlladimir Malinov, paralajmëroi se “Bulgartransgaz” mund të ndalojë transportimin..
Në buxhetin e vitit 2025 propozohet një deficit prej 3 për qind. Në parashikimin buxhetor afatmesëm, deficiti prej 3 për qind është vendosur deri në vitin 2028. Deri atëherë, borxhi i shtetit do të rritet në 81 miliardë leva 41.57 miliardë euro)...
Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) u rrit me 2.4 për qind në tremujorin e tretë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, treguan të dhënat paraprake nga Instituti Kombëtar i Statistikave (NSI). Kjo përbën një përshpejtim të rritjes, pasi PBB-ja u..