Radio Bullgaria në një seri botimesh jep informacion për të ndihmuar mysafirët e vendit tonë nga jashtë. Vizat janë një çështje për të cilën interesohen njerëzit që udhëtojnë nëpër botë. Përgjigja varet nga cili vend dhe për sa kohë do të vizitojnë, si dhe nga cili vend vijnë. Pasi ju folëm tashmë për Vizën e tipit A, e cila shërben për transit aeroportс, tani do t'ju tregojmë për Vizën bullgare të tipit C.
Për çfarë është një Vizë e tipit C?
- Për transit përmes Bullgarisë;
- Për një qëndrim të planifikuar afatshkurtër në Bullgari.
Ku lëshohet?
- Vizat lëshohen nga përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Republikës së Bullgarisë.
Kur lëshohet viza për transit përmes Bullgarisë?
- Kur një i huaj nga një vend i tretë dëshiron të kalojë nëpër territorin e Bullgarisë gjatë rrugës për në një shtet tjetër për të cilin ka vizë, nëse kërkohet. Ajo jep të drejtën e një, dy ose (përjashtimisht) disa udhëtime transite, secili për një periudhë deri në dy ditë. Mund të jetë e vlefshme deri në 12 muaj. Kohëzgjatja totale e qëndrimit në territorin e Bullgarisë me këtë vizë nuk mund të kalojë 90 ditë brenda 6 muajve.
Rast i veçantë i transitit përmes vendit:
- Arritja me fluturim nga një vend dhe nisja me fluturim në një vend tjetër brenda dy ditëve pranohet për transit.
Kur shtetasit e vendeve të treta nuk kanë nevojë për vizë transiti?
- Kur kanë një vizë Shengen /vizë unike/, një vizë qëndrimi afatgjatë, një leje qëndrimi nga një nga vendet e zonës Shengen;
- Kur kanë viza kombëtare qëndrimi afatshkurtër, viza qëndrimi afatgjatë dhe leje qëndrimi në Rumani ose Qipro;
- Kur kanë leje qëndrimi të lëshuara nga Lihtenshtajni.
A ka ndonjë kërkesë specifike?
- Udhëtari duhet të tregojë se ka mjetet e nevojshme të jetesës për çdo transit në shumën prej të paktën 50 euro, ose ekuivalentin e tyre në një monedhë tjetër të konvertueshme lirisht, dhe në rastin e transitit me një mjet që drejtohet nga personi - dhe shtesë fonde të barasvlershme me minimum 200 euro;
- Udhëtari duhet të ketë edhe sigurim nga një kompani e licencuar për të operuar në BE me një mbulim minimal prej 30 000 euro.
Kur lëshohet një Vizë C për qëllime të qëndrimit të planifikuar afatshkurtër?
- Kur i huaji hyn në vend një herë, dy herë ose në mënyrë të përsëritur për një periudhë totale qëndrimi deri në 90 ditë brenda çdo 6 muajsh. Viza me shumë hyrje për qëndrim afatshkurtër mund të jetë e vlefshme deri në 12 muaj ose, në raste të veçanta, deri në 5 vjet.
Çfarë kushtesh duhet të plotësojë një i huaj që dëshiron të marrë një vizë me shumë hyrje për një qëndrim të shkurtër?
- Të mbajë kontakte të qëndrueshme biznesi me individë ose persona juridikë bullgarë që veprojnë në përputhje me Ligjin Tregtar ose Ligjin për Personat Juridik Jofitimprurës;
- Të mbajë kontakte të përhershme afariste me përfaqësitë e subjekteve juridike të huaja të regjistruara sipas Ligjit për Promovimin e Investimeve;
- Të japë një kontribut të rëndësishëm personal në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe;
- Të jetë anëtar i familjes së një shtetasi bullgar, i një shtetasi të një vendi nga BE-ja, Zona Ekonomike Evropiane ose Konfederata Zvicerane, ose i familjes së një të huaji tjetër që banon për një kohë të gjatë në Bullgari, duke ruajtur vendbanimin e tij të zakonshëm jashtë vendit.
- Të jetë drejtues i transportit rrugor ndërkombëtar ose anëtar i ekuipazhit të transportit hekurudhor të udhëtarëve dhe mallrave.
Më shumë informacione të dobishme nga Radio Bullgaria:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Pixabay
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..