Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festivali i nëntë "Opera në maja" në Bellogradçik do të nderojë Giacomo Puccini

Edicioni i nëntë i festivalit "Opera në Maja" do të zhvillohet midis peizazheve natyrore të Shkëmbinjve të Bellogradçikut nga sot, 2 gusht, deri më 18 gusht. Festivali për dashamirët e muzikës organizohet nga Opera dhe Baleti i Sofjes.

Festivali do të hapet me operën “Toska” me rastin e 165-vjetorit të lindjes së kompozitorit italian Giacomo Puccini. Për nder të tij do të prezantohen edhe dy vepra të tjera - "Madama Butterfly" dhe "Turandot". Në program përfshihet edhe opera "Medea" nga Luigi Cherubini dhe muzika "Mamma Mia!" nga Benny Andersson dhe Bjorn Ulvaeus.

Në shfaqjen hapëse "Toska" do të marrin pjesë Radostina Nikollaeva, tenori gjeorgjian Mihaill Sheshaberidze, Veselin Mihajllov, këngëtarët e vegjël nga Kompleksi i Fëmijëve në Bellogradçik, Orkestra dhe Kori i Operës së Sofjes nën drejtimin e dirigjentit italian Giampaolo Mazzoli.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Unë kam gjithçka"

Eva Bel dhe Emin, të cilët janë partnerë në skenë dhe kanë shfaqje së bashku, së fundmi kanë incizuar këngën e tyre të përbashkët "Unë kam gjithçka". Emin Al-Xhunejd e njohim nga pjesëmarrja e tij në Konkursin Kombëtar të Këngës Argëtuese..

botuar më 24-08-30 7.20.PD

“O-oooh!"

Tashmë katër dekada, grupi “Atllas” na ofron muzikën e tyre. Kënga e tyre e fundit me titullin "O-oooh!" është dinamike, me një tingull karakteristik të stilit new wave dhe një linjë melodike. Kënga është singëli i dytë nga albumi që “Atllas”..

botuar më 24-08-28 6.40.PD

"Ore"

Angell Prodanov - Aço është gati 30 vjeç, dhe ndonëse që në fëmijëri luan piano dhe studion solfezh, ai ka rreth shtatë vjet që merret me muzikë profesionalisht. Ka marrë pjesë në disa programe televizive dhe në vitin 2020 në “Zëri i Bullgarisë”..

botuar më 24-08-26 6.05.PD