Edicioni i nëntë i festivalit "Opera në Maja" do të zhvillohet midis peizazheve natyrore të Shkëmbinjve të Bellogradçikut nga sot, 2 gusht, deri më 18 gusht. Festivali për dashamirët e muzikës organizohet nga Opera dhe Baleti i Sofjes.
Festivali do të hapet me operën “Toska” me rastin e 165-vjetorit të lindjes së kompozitorit italian Giacomo Puccini. Për nder të tij do të prezantohen edhe dy vepra të tjera - "Madama Butterfly" dhe "Turandot". Në program përfshihet edhe opera "Medea" nga Luigi Cherubini dhe muzika "Mamma Mia!" nga Benny Andersson dhe Bjorn Ulvaeus.
Në shfaqjen hapëse "Toska" do të marrin pjesë Radostina Nikollaeva, tenori gjeorgjian Mihaill Sheshaberidze, Veselin Mihajllov, këngëtarët e vegjël nga Kompleksi i Fëmijëve në Bellogradçik, Orkestra dhe Kori i Operës së Sofjes nën drejtimin e dirigjentit italian Giampaolo Mazzoli.Në fund të vitit 2024, dy muaj pas “Këngë për të”, Papi Hans prezantoi projektin e tij të radhës, të ngarkuar me shumë emocione – “Parkingu”. Kënga tashmë është ndër hitet e preferuara të fansave të tij nga albumi i ri i artistit “Ngjyrat e..
Këngët e grupit “Tangra” na emocionojnë prej gati gjysmë shekulli. "Tangra" jeton një jetë shumë aktive muzikore dhe krijuese me anëtarët e rinj të grupit. Tashmë rreth shtatë vjet frontmani dhe vokalisti i grupit është Borisllav Mudollov, i njohur..
Pak para remiksit të këngës “Të dy” nga Fabrizio Parisi, e cila vë fillimin e një projekti të tyre të përbashkët, këngëtarja Desi Dobreva prezantoi këngën e re origjinale “Në fund të tokës”. Muzika dhe teksti janë të sajat, për aranzhimin iu drejtua..
Më 16 shkurt, një nga kantautorët më të dashur bashkëkohor – Stefan Diomov – mbush 80 vjeç. Shpirti i tij djaloshar u ka dhënë jetë dhjetëra hiteve të..