Plovdiv Jazz Summer - programi veror i një prej festivaleve më të mëdha të xhazit në vend, Plovdiv Jazz Fest, filloi në mes të korrikut. Festivali vazhdon me tre koncerte në kinemanë verore "Orfeu" në Plovdiv dhe një koncert spektakolar falas në gusht në fshatin Markovo.
Më 8 dhe 9 gusht parashikohen tre koncerte - natën e parë (8 gusht) do të shijojmë muzikën e kontrabasistit, këngëtar dhe kompozitor me famë botërore Avishaj Koen dhe treshes së tij, dhe më pas grupin e saksofonistit katalanas Arnau Garofe me albumin e tij debutues “Frantik Zen”. Mbrëmjen e 9 gushtit adhuruesit e xhazit do të dëgjojnë Bellosllava me JP3 dhe Mladen Dimitrov (Mr. Moon).
Sërish me pjesëmarrjen e JP3, por kësaj radhe me këngëtarin Orlin Pavllov, do të përfundojë edicioni i tretë veror i Plovdiv Jazz Fest. Tradicionalisht, fundi i festivalit veror është një koncert falas që mbledh qindra njerëz në fshatin e afërt Markovo. Më 24 gusht në orën 21:00 në sheshin qendror të fshatit do të mbahet koncerti i këngëtarit Orlin Pavllov, së bashku me JP3 trion në përbërje Zhivko Petrov (piano), Dimitër Karamfillov (kontrabas) dhe Dimitër Semov (bateri).
Në pritje të këtyre koncerteve, ju ofrojmë këngën e Orlin Pavllov "Çdo ditë". Muzikën e kompozuan Jasen Kozev dhe Krum Georgiev, tekstin e krijoi Doni Vasileva, aranzhimin e bëri Borisllav Bojaxhiev.
Lexoni më shumë:
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Nga data 3 deri më 10 gusht, Bansko do të jetë xhaz për herë të 27-të. Bansko Jazz Festival do t'i kthejë sheshet, rrugët, parqet dhe restorantet në qytetin malor në një skenë të madhe live. Programi i pasur përfshin 135 interpretues nga..
Edicioni i nëntë i festivalit "Opera në Maja" do të zhvillohet midis peizazheve natyrore të Shkëmbinjve të Bellogradçikut nga sot, 2 gusht, deri më 18 gusht. Festivali për dashamirët e muzikës organizohet nga Opera dhe Baleti i Sofjes...
Nga 2 deri më 7 gusht në pushimoren malore Borovec do të mbahet edicioni i tretë i Festivalit Ndërkombëtar të Xhazit “Dr. Emill Iliev”. Forumi muzikor është tashmë një traditë në kalendarin kulturor të resortit tonë malor. Sipas drejtoreshës së..