Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kisha “Shpërfytyrimi i Zotit” në Samokov shënon festën e saj me një darkë patriarkale

Kisha "Shpërfytyrimi i Zotit" në Borovec
Foto: BTA

Për festën e vet kisha “Shpërfytyrimi i Zotit” në kompleksin turistik Borovec mirëpret Patriarkun bullgar Daniill dhe Mitropolitin e Sofjes për shërbesën e mbrëmjes. Tempulli pranoi përsëri laikë në prill, pas një mbylljeje tre-vjeçare për shkak të vdekjes së eprorit të tij. Në korrik të këtij viti është bërë një rinovim i madh dhe tashmë tempulli është i hapur për banorët dhe mysafirët e resortit. “Shpërfytyrimi i Zotit” në Borovec është e vetmja kishë prej druri në Bullgari, e ndërtuar në vitet 1933-1934. U shugurua më 23 shtator 1934 nga ekzarku Stefan.

Shenjtëria e tij Patriarku Daniil kreu para mesditës një shenjtërim uji në liqenin Bëbreka(“Veshku”) - një nga Shtatë Liqenet e Rillës. Shenjtërimi është pjesë tradicionale e Rrugës së Pelegrinazhit "Çudibërësi i Rilës", e cila filloi më 1 gusht nga Sofja, me destinacion përfundimtar Manastirin e Rillës.
Më shumë për festën e krishterë Shpërfytyrimi i Zotit mund të lexoni më poshtë:


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Respektojmë malin më të lartë bullgar - Rilla

Në datat 3 dhe 4 gusht mbahet Festivali i përvitshëm kushtuar Malit Rilla . Ai daton që nga viti 1925 dhe festohet në ditët e para të gushtit. Çdo vit në këto ditë mijëra dashamirës të malit nga vendi dhe nga jashtë mblidhen në shpatet e bukura..

botuar më 24-08-03 2.25.MD

Liturgjia e Shenjtë Hyjnore në kishën e zhytur pranë digës Zhrebçevo

Liturgjia Hyjnore do të shërbehet në kishën e fundosur pranë digës Zhrebçevo për të gjashtin vit radhazi më 3 gusht nga Mitropoliti i qytetit Stara Zagora Kiprian. Kisha u ndërtua në vitin 1891 në fshatin Zapalnja, i cili u fshi me dekret në vitin..

botuar më 24-08-03 5.55.PD

Parashikimi i motit për 3 gushtin

Ditën e shtunë në gjysmën perëndimore të vendit dhe në Lludogorie do të zhvillohen vranësira dhe do të ketë reshje të shkurtra shiu dhe bubullima. Do të ketë kushte breshëri. Do të mbajë mot kryesisht me diell në zonat ekstreme lindore...

botuar më 24-08-02 7.50.MD