Pas kthimit të mandatit të tretë të paplotësuar për formimin e qeverisë nga grupi parlamentar i partisë “Ka një popull të tillë” (ITN), presidenti Rumen Radev vazhdon me procedurën e emërimit të qeverisë së përkohshme dhe caktimit të zgjedhjeve të parakohshme të shtatë parlamentare.
Sipas ndryshimeve të fundit në Kushtetutë, presidenti, pas konsultimit me grupet parlamentare dhe me propozimin e kandidatit për ushtrues detyre të kryeministrit, emëron qeverinë e përkohshme dhe cakton zgjedhjet e reja brenda dy muajve. Presidenti ka një listë shumë të kufizuar personash nga të cilët mund të emërohet ushtruesi i detyrës së kryeministrit, kryetari i Asamblesë Kombëtare, guvernatori ose zëvendësguvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare, kryetari ose zëvendëskryetari i Dhomës së Auditimit dhe Avokati i Popullit, ose zëvendësi i tij.Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i qetë. Në orët e mëngjesit në ultësira, kryesisht në gjysmën lindore të vendit dhe përgjatë rrjedhës së lumit Danub do të mbajë mjegull ose vranësira të ulëta. Temperaturat minimale do të..
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte mbërriti me një helikopter të Forcave Ajrore Bullgare në poligonin Novo Sello, në rrethin e Slivenit, për t'u njohur me punën e grupit luftarak shumëkombësh me vendin kornizë Italinë. I ftuari shoqërohej nga..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev deklaroi nga Brukseli se presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka treguar mirëkuptim të plotë për vendimin për të mos nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit midis Bullgarisë dhe Ukrainës pa mbështetjen e Asamblesë..