Ka shumë gjasa që kjo të jetë mbledhja e fundit e rregullt e Këshillit të Ministrave, deklaroi në fillim të takimit ushtruesi i detyrës së kryeministrit Dimitër Gllavçev. Ai dëshiroi të raportojë mbi aktivitetet e qeverisë së përkohshme. “Detyra kryesore e çdo qeverie të përkohshme është të organizojë zgjedhje të drejta dhe transparente. Askush nuk e kundërshtoi faktin që ne i organizuam ashtu”, tha kryeministri. Gllavçev theksoi se për herë të parë publikisht është garantuar ndershmëria e votimit elektronik.
Sipas fjalëve tij, detyra e dytë që i ka vënë vetes është ruajtja e rrugës evropiane të Bullgarisë, hyrja në Eurozonë dhe në Shengenin tokësor. “Të gjithë kolegët tanë janë në dispozicion për të punuar deri në ditën e fundit të kësaj qeverie, dhe vendimi nëse do të vazhdojmë punën i takon presidentit Rumen Radev.
GERB nuk do të mbështesë në asnjë pjesë buxhetin për vitin 2025. Këtë e deklaroi para gazetarëve në margjinat e parlamentit lideri i GERB-it, Bojko Borisov. Ai theksoi se ligji që detyron Ministrinë e Financave të përcaktojë një deficit prej 3% duhet..
Parlamenti po dëgjon ministrin në detyrë të bujqësisë dhe ushqimеvе, Georgi Tahov dhe drejtorin ekzekutiv të Agjencisë Bullgare të Sigurisësë Ushqimeve, Svetllozar Patarinski, për rastin me delet në Velingrad. Seanca është me kërkesë të Andrej..
Pasi Plenumi i Gjykatës dhe ushtruesi i detyrës së ministrit të drejtësisë hoqën dorë nga kompetencat për të paraqitur kandidaturat për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, sot mblidhet sërish Këshilli i Lartë Gjyqësor. Mbledhja e sotme..