Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kompania Kombëtare e Infrastrukturës Hekurudhore hodhi poshtë thëniet e Shkupit për Korridorin nr.8

Hristijan Mickoski
Foto: BGNES

Thëniet e kryeministrit maqedonas Hristijan Mickoski, zëvendëskryeministrit të tij dhe ministër të transportit Aleksandër Nikolloski dhe faktorëve të tjerë përgjegjës në Shkup për Korridorin nr.8 janë gënjeshtra dhe manipulime.  Këtë e deklaroi Kompania Kombëtare e Infrastrukturës Hekurudhore, e cila është drejtpërdrejt përgjegjëse për projektin nga pala bullgare, njofton BGNES.

Me fonde nga Programi Operativ " Transporti dhe Infrastruktura e Transportit" 2014-2020 financohet përgatitja e modernizimit të linjës hekurudhore Sofje - Përnik - Radomir - Gjueshevo - kufi me Maqedoninë e Veriut. “Gjatë përgatitjes së trasesë u realizuan studimet në terren, u përgatit dokumentacioni, përfshirë edhe eko-vlerësimin”, theksojnë nga Kompania Hekurudhore. Investimi është mbi 1.125 milionë euro. Përparësi kanë zgjidhjet për pjesën nga stacioni Gjueshevo deri në hyrje të tunelit “Deve Bair”, ku do të jetë takimi me hekurudhën e Maqedonisë. Deri në fund të vitit 2024 do të jetë gati një projekt teknik. Po punohet jo vetëm në pjesën deri në kufirin bullgaro-maqedonas, por edhe në drejtimin Sofje - Burgas.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Panairi Ndërkombëtar i Plovdivit pret konferencën e BE-së për sigurinë ushqimore

Në Plovdiv janë duke u diskutuar problemet e industrisë ushqimore, në përputhje me kërkesat më moderne të rregulloreve bullgare dhe evropiane. Organizator i Konferencës së 14-të Kombëtare Shkencore dhe Praktike me pjesëmarrje ndërkombëtare,..

botuar më 25-02-21 9.47.PD

Parashikimi i motit për 21 shkurtin

Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 20 deri në minus 5°. Në Sofje do të jetë rreth minus 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veri-verilindor në rajonet lindore...

botuar më 25-02-20 6.15.MD

Një kompani ushtarake nga Haskovo niset për një mision paqeruajtës në Kosovë

Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..

botuar më 25-02-20 3.53.MD