Me rastin e festës së Forcave Detare, Muzeu Detar Ushtarak në qytetin Varna mirëpret vizitorët me ekspozitën “Ritualet dhe Traditat Detare”. Ekspozita mbulon periudha të ndryshme të historisë detare të njerëzimit dhe gjurmon praktikat rituale dhe besëtytnitë më interesante. Dashamirët e detit dhe sekreteve të tij të thella mund të shohin certifikatat origjinale të lindjes në bordin e një anijeje dhe të një martese të lidhur në det, si dhe qafat e shisheve ceremoniale të shampanjës të thyera gjatë lëshimit dhe pagëzimit të anijeve bullgare.
Një vend i veçantë i kushtohet besimeve dhe legjendave të detit, duke përfshirë atë që zogjtë e detit nuk duhen vrarë sepse ata banohen nga shpirtrat e marinarëve të vdekur.
“Një nga faktet e panjohura për historinë detare vendase është prania e piratëve në bregun verior të Detit të Zi që nga kohërat e lashta. Aq më pak dihet se edhe banorët e bregdetit merreshin me pirateri”, thotë Mariana Krësteva, drejtoreshë e Muzeut.
Foto: Bashkia e qytetit Varna, BGNES, Radio Varna/Valeri VelikovGrupe të veçanta pretendojnë të shprehin ortodoksinë lindore dhe ky është një problem, tha për bTV patriarku bullgar Daniil me rastin e regjistrimit të "Kishës ortodokse bullgare të stilit të vjetër" nga Gjykata e Lartë e Kasacionit. “Shumë forca janë..
Bullgarët shkelën për herë të parë në ishullin Smith në Antarktidë. Në një periudhë shumë të shkurtër kohe, me kushte të mira moti, më 10 janar 2025 anija kërkimore "Shenjtorët Kiril dhe Metodi" bëri një kalim deri në Ishillin Smith. Në orën 14:30 në një..
Probabiliteti për të formuar një qeveri është 50%. Këtë e kam deklaruar para Vitit të Ri, këtë e besoj edhe sot, përqindjet nuk janë rritur. Kështu tha për bTV kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija Kisellova. Për momentin kemi 8 grupe parlamentare dhe..
Negociatat për formimin e qeverisë vazhdojnë edhe sot. Ka marrëveshje për emrin e kryeministrit - Rosen Zheljazkov nga GERB-SDS, ka pajtim edhe për..
Presidenti Rumen Radev do të dorëzojë mandatin e parë eksplorues për formimin e qeverisë të mërkurën, më 15 janar, në orën 12:00, njoftoi zyra e shtypit..
Të martën nga veriu, vranësirat do të çahen dhe do të zvogëlohen, në veri të Bullgarisë do të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësira më të konsiderueshme..