Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Gjurmët e gishtave të të huajve që vijnë do të merren në Turqi

Autoritetet turke planifikojnë të marrin gjurmë gishtash të të huajve që mbërrijnë në vend. Këtë e bëri të ditur ministri i brendshëm, Ali Jerlikaja për gazetën proqeveritare “Sabah”. “Ne po punojmë për një projekt që parashikon marrjen e gjurmëve të gishtërinjve gjatë hyrjes në Turqi, siç është rasti në Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe”, tha ministri, pa saktësuar se kur planifikohet të aplikohet masa. Jerlikaja tregoi se autoritetet do të lëshojnë karta identiteti me një çip dhe informacion biometrik për mbajtësit e të cilëve u është dhënë statusi i mbrojtjes së përkohshme në vend. Kjo kryesisht vlen për qytetarët e Sirisë që jetojnë në Turqi. Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, në vend janë 4.4 milionë të huaj, nga të cilët 3.1 milionë janë shtetas sirianë. Sipas të dhënave jozyrtare, numri i të huajve në vend është shumë më i lartë.

Minoriteti shqiptar në Serbi protestoi kundër diskriminimit

Shqiptarët nga Lugina e Preshevës në Serbinë Jugore protestuan më 12 gusht, shkruan “KosovaPress” dhe “Koha ditore”. Në Bujanoc u zhvillua protesta “Për identitet dhe dinjitet”, në të cilën morën pjesë edhe banorë nga Presheva dhe Medvegja. “Më ktheni adresën”, “Duam tekste në gjuhën shqipe”, “Të shtypur – po, të nënshtruar – jo”, ishin pankartat e ngritura nga të pakënaqurit. Ragmi Mustafi i Partisë për Veprim Demokratik thotë se protesta është një rebelim paqësor kundër Beogradit zyrtar, i cili vazhdon të diskriminojë shqiptarët. Protestuesit kërkojnë njohjen e menjëhershme të diplomave të tyre të lëshuara në Kosovë, fundin e fshirjes së më shumë se 6000 regjistrimeve të adresave dhe rivendosjen e adresave të të gjithë atyre që janë fshirë, siç është rënë dakord tashmë me autoritetet serbe. Në regjistrimin e fundit në Serbi u identifikuan si shqiptarë 62 mijë veta.

Bashkësia e tretë etnike në Maqedoninë e Veriut ka pretendime për të drejtat e saj

Edhe pse Marrëveshja e Ohrit u nënshkrua në Maqedoninë e Veriut 23 vjet më parë, pakicës turke, e cila është rreth 4% e popullsisë së vendit, vazhdon t'i mohohen të drejtat e parashikuara në marrëveshjen e 13 gushtit 2001, njoftoi Anadolu Agency për BTA. Turqit, komuniteti i tretë më i madh në Maqedoninë e Veriut, duan një përfaqësim më të madh në qeverisje, veçanërisht në administratën lokale, të cilën ata ende nuk e kanë marrë, thekson agjencia. Rishikimi i Marrëveshjes së Ohrit do t'u mundësonte turqve të kenë përfaqësim adekuat në Maqedoninë e Veriut. Marrëveshja garanton përfaqësim të drejtë dhe procedura të veçanta parlamentare për çështje të tilla si gjuha, kultura, arsimi dhe identiteti i komuniteteve etnike. Një pjesë e madhe e turqve gjatë sundimit të Josip Titos u shpërngulën në Turqi.

Dubrovniku është destinacioni turistik më i ngarkuar në Evropë gjatë verës

Dubrovniku është destinacioni turistik më i prekur nga turizmi masiv në Evropë sipas botimit gjerman Travelbook. Këtë vit numri i turistëve tejkalon të gjitha pritjet. Për çdo banor të qytetit kroat, janë 27 turistë në sezonin aktiv të verës (850 000 turistë). Arsyeja kryesore e fluksit është fakti se shumë nga skenat e serive të filmit të njohur televiziv “Froni i shpatave” u xhiruan në Dubrovnik. Edhe 5 vite pas shfaqjes së filmit, shumë njerëz janë ende të tërhequr nga qyteti i Adriatikut për shkak të xhirimeve. Industria e turizmit po kërkon masa për të rregulluar mysafirët, si kufizimi i mbërritjeve të njëkohshme të anijeve turistike në dy në ditë. Destinacioni i dytë më i vizituar është ishulli grek i Rodosit, i cili pret 26 turistë për banor gjatë sezonit aktiv, vëren Travelbook.

Në Rumani, 1253 bimë të rralla jetojnë në mjedisin natyror

Kostell Vënatoru

Rumania ka humbur 74 lloje bimësh të vlefshme, sipas priftit dhe studiues nga Banka e Burimeve Gjenetike të Bimëve Kostell Vënatoru, njoftoi AGERPRES. 39 lloje janë të rrezikuara, 171 janë të prekshme, 1253 janë specie të rralla. “Nëse flasim për bimë që janë një pikë referimi natyrore, përmendim edelweiss, orkidenë “Pantofla Venus”, tulipanët e egër, bozhuren e egra e shumë të tjera, të cilat nuk i mbrojmë siç duhet. Ato mund të jenë një emblemë e vërtetë për Rumaninë. Ne mund të fitojmë shumë duke i mbrojtur dhe duke bërë ato pika tërheqëse për turizmin dhe një lidhje e fortë me natyrën për fëmijët tanë”, thekson Vënatoru.

 

Përpilues: Ivo Ivanov 

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: aa.com.tr, kosovapress.com, thetripgoeson.com, lonelyplanet.com,agerpres.ro


Më shumë nga rubrika

Nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për Bullgarinë nga përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme

Për momentin nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për vendin tonë nga përkeqësimi i mprehtë i mjedisit të sigurisë në Lindjen e Mesme - këtë konkluzion të mbledhjes tre orëshe të Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare ua bëri të ditur..

botuar më 24-10-04 2.02.MD
Sulmet ajrore izraelite në Libanin jugor, 01 tetor 2024.

David Avishaj nga Izraeli: Ka arsye konkrete për veprimet e Izraelit në Gaza dhe Liban

Me dy fluturime të Airbus-it qeveritar brenda dy ditësh, shteti bullgar arriti të evakuojë 169 bullgarë dhe anëtarë të familjeve të tyre që u kthyen në shtëpi nga Libani pas përshkallëzimit të tensioneve atje. 80 bullgarë të tjerë u evakuuan me..

botuar më 24-10-03 7.35.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Më 15 tetor, Shqipëria fillon negociatat thelbësore për anëtarësimin në BE Përfaqësuesit e përhershëm të BE-së në Bruksel vendosën njëzëri nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Fillimi do të jetë më 15 tetor me një konferencë..

botuar më 24-09-28 7.30.PD