Pak vite përpara se të ndjenim frymën e lirisë që erdhi pas rrëzimit të Murit të Berlinit, shumë muzikantë, artistë, shkrimtarë performonin për herë të parë në skenat e festivalit "Apolonia" në Sozopoll. I njohur asokohe me pseudonimin “kryeqyteti bohem”, qyteti detar i kthente oborret e shtëpive në hapësira ekspozite, muzika klasike dhe strofat poetike tingëllonin nën kupolën e kishës, sipër amfiteatrit dëgjohej zëri hyjnor i basit me famë botërore Nikolla Gjuzelev, idetë artistike pushtonin madje rrugët e qytetit bregdetar. Dyzet vjet më vonë, "Apolonia" do të thotë vetëm një gjë - arti me vlerën më të lartë, i mbështjellë me një dozë romantizmi nga shkëlqimet e fundit të diellit dhe pëshpëritja e flladit të detit.
Edicioni i sivjetshëm i “Apolonia” do të hapet me koncertin e Orkestrës Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare.
“Është e mrekullueshme që gjatë këtyre 40 viteve Radioja Kombëtare Bullgare ka qenë partneri ynë mediatik– thekson Margarita Dimitrova (drejtoreshë artistike e “Apolonia”). – Prandaj është e natyrshme që festivali të fillojë më 29 gusht me orkestrën e saj të drejtuar nga dirigjenti Konstantin Ilievski dhe me solisten Svetlina Stojanova, e cila është një mezo-soprane e shkëlqyer me një karrierë mbarëbotërore në teatrot kryesore të operës. Do të dëgjoni edhe "Karmen", edhe muzikë bullgare, edhe Azuçena nga “Trubaduri". Këtë koncert ia kushtojmë operës”.
Një ditë para fillimit zyrtar të Festivalit të Arteve, fjalën do ta kenë si piktorët dhe skulptori Pavell Kojçev, i cili ka përgatitur një surprizë që mund të shihet që nga larg.
"Këto janë dy figura fantastike të një burri dhe një gruaje - zbulon Margarita Dimitrova. – Ato janë futuriste, me shkëlqim, të gjitha prej argjendi. Do t'i vendosim në shëtitoren bregdetare në Sozopoll, në mënyrë që njerëzit, duke hyrë në qytet, t'i shohin këto figura të mëdha, të cilat do të jenë të pranishme gjatë festivalit. Gredi Assa do të shfaqë piktura të reja të pikturuara posaçërisht për ekspozitën - do të ketë shumë blu, shumë gjelbër, shumë det, shumë rëra, shumë diell që lind dhe do të jetë e bukur. Studentët që mbarojnë këtë vit Akademinë e Arteve do të jenë të pranishëm me një ekspozitë, kurse fotografi i njohur Asen Shopov do të prezantojë foto kryesisht me pamje nga Sozopoli.
Një nga ngjarjet botërore i përket fituesit të çmimit letrar "Booker", Georgi Gospodinov, me premierën e romanit të tij të ri "Kopshtari dhe vdekja" - një histori, sipas fjalëve të tij, për baballarët që largohen në një botë që po largohet.
Jam absolutisht e bindur se kjo do të jetë një ngjarje e jashtëzakonshme - jo vetëm për muzikantët, por edhe për të gjithë në Sozopol që do të jenë në gjendje të prekin performancat e tyre. Në programin e këtij ansambli të dhomës pa dirigjent janë përfshirë vepra të Mozartit, Mendelsonit, Berliozit, Vlladigerovit. Do të ketë edhe surpriza”.
Ideja e drejtorit artistik të festivalit është që performanca e muzikantëve bullgarë të kalojë kufirin tonë dhe shfaqjet të arrijnë te publiku evropian. Koncerti do të filmohet dhe do t'u ofrohet transmetuesve kryesorë të muzikës klasike si Arte dhe Mezzo.
Nga data 28 gusht deri më 7 shtator qendra kulturore “At Paisij”, Muzeu Arkeologjik, Galeria e Arteve, Amfiteatri “Apolonia”, kinemaja verore do të bëhen sërish skena për artin e njerëzve nga të gjitha sferat. Por Margarita Dimitrova po shikon drejt një sfere edhe më të madhe - ishulli i Shën Kirikut.
"Nëse do të ndodhë ndonjëherë në jetën tonë, ky do të jetë vendi më magjik në Bullgari - një ishull kulturor i jashtëzakonshëm, me salla ekspozite dhe koncertesh, me galeri, me një kinema. Do të ketë gjithashtu një muze arkeologjik, sepse ishulli është vendi më i natyrshëm për këtë”.
E ndërsa ëndrra e radhës, në shikim të parë e pamundur, është duke kërkuar “adoptuesit” e saj – si ish-bohemët që hodhën themelet e “Apolonia”, Margarita Dimitrova uron që në 40 vitet e ardhshme të rinjtë të vazhdojnë atë që kanë bërë artistët e mëparshëm.
Foto: Diana Cankova, Facebook /Festat e Arteve Apolonia, BNR, Masteri i Artit, Facebook /BNR Orkestra Simfonike
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..
Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..
Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...
Si një galerie arti në mes të pyllit e përshkruajnë dëshmitarët shatërvanin me belvedere pranë fshatit Konçerajoni i qytetit Momçillgrad të Bullgarisë..