Në moshën 81-vjeçare vdiq gazetari i njohur bullgar dhe internacionalist Ivan Garellov. Prezantuesi televiziv dhe autori i programeve të rëndësishme politike ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në neuroreanimacionin e spitalit të trajtimit urgjent "Pirogov". Ai u dërgua atje me shpejtësi pas një traume në tru në mes të korrikut të këtij viti.
Ivan Garellov e filloi karrierën e tij gazetareske në Televizionin Bullgar (sot BNT) në vitin 1972 si reporter. Më pas, për 21 vjet drejtoi programin politiko-informativ “Panorama”. Në fillim të tranzicionit krijoi programin gazetaresk të mbrëmjes “Ekipi 4” në televizionin publik kombëtar. Pas vitit 2000 punoi për një kohë të shkurtër në Nova TV si shef i departamentit të lajmeve dhe më pas drejtoi programe në bTV dhe TV7. Gjatë viteve, Garellov ka mbuluar ngjarjet në Qipro dhe Greqi, duke intervistuar një sërë shtetarësh dhe personalitetesh të shquara nga fqinji ynë jugor, raporton BNT. Ai është autor i librave të shumtë, ndër të cilët i fundit ka të bëjë me konfliktin në Lindjen e Mesme, për të cilin gazetari tregon nga veta e parë.
Para aksidentit, Ivan Garellov ishte duke punuar mbi librin e tij të fundit në vendpushimin e Detit të Zi "Sveti Vllas".
Në ngushëllimet e tij, kreu i shtetit Rumen Radev deklaroi: "Profesionalizmi i Ivan Garellovit u ndërtua jo vetëm mbi baza të qëndrueshme morale, erudicionin e madh dhe standardet gazetareske, por edhe mbi një ndërgjegje qytetare, të cilën ai e mbrojti nga ndërhyrjet e papastra për t'u bërë një shembull i gazetarisë së guximshme. Sipas fjalëve të Radevit, Ivan Garellov “ishte i vetëdijshëm për përgjegjësinë e tij si një personazh publik dhe nuk u tërhoq nga përkushtimi ndaj së vërtetës për të përmbushur misionin e tij më të rëndësishëm - t'i shërbejë shoqërisë me qëndrimet e tij kritike dhe të paanshme. “Leximi objektiv i tij i ngjarjeve ishte një udhërrëfyes i besueshëm për publikun dhe një pjesë thelbësore e përpjekjeve për të mbështetur pluralitetin e opinioneve në mjedisin mediatik në vendin tonë”, theksoi presidenti.
U prehtë në paqe!
Foto: BGNES, Rumen Radev - Facebook
Të shtunën në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Natën në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të ketë reshje shiu, në male dhe në zonat e larta - nga bora dhe do të formohet mbulesë bore. Temperaturat minimale në Bullgari do të lëvizin..
Presidenti Rumen Radev u takua në Sofje me kryeministrin hungarez Viktor Orban, i cili me ftesë të kreut të shtetit bullgar ndodhet për vizitë në Bullgari. Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të jetë partner i besueshëm i Hungarisë në..
Nuk ka asnjë rrezik të drejtpërdrejtë në ujërat bullgare dhe në bregdet. Ndotja drejtohet në drejtimin juglindor të Gjirit të Kerçit dhe në veri drejt Ngushticës së Kerçit dhe ekziston një rrezik serioz i ndotjes së Detit të Azov. Kështu ka thënë..