Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Politikanët uruan bullgarët për ditën e bashkimit

Foto: Ani Petrova, BNR

“Më 6 shtator 1885, Bullgaria tregoi se nuk mund të ketë një kufi të përcaktuar artificialisht mes bullgarëve. Sot ne përpiqemi për heqjen e këtij të fundit, e cila na ndan artificialisht nga Bashkimi Evropian. Të bashkuar do t'ia dalim!”, shkroi kryeministri në detyrë Dimitër Glavçev në faqen e tij në Facebook.

Udhëheqësi i GERB, Bojko Borisov, kujtoi moton kombëtare "Bashkimi e bën forcën".

“Bashkimi i Principatës së Bullgarisë dhe Rumelisë Lindore ishte një akt që u bë i mundur sepse bullgarët besuan në vetvete pa pritur shpëtimtarin dhe kjo ndryshoi historinë tonë”, thuhet në qëndrimin e bashkëkryetarit të “Po e vazhdojmë ndryshimin” Kirill Petkov.

“Le të ruajmë së bashku trashëgiminë tonë si qytetarë bullgarë dhe të mbrojmë identitetin kombëtar dhe vlerat evropiane. Të gjejmë kauzat që na bashkojnë, në emër të mirëqenies së popullit dhe fillimit të ri për Atdheun tonë”, kërkoi kryetari i grupit parlamentar të PDSH-së, Deljan Peevski.

“Sot, më shumë se kurrë, populli bullgar ka nevojë për unitet, bashkim dhe kohezion – vlera që koha kërkon t’i ruajmë për të jetuar në një Bullgari moderne dhe evropiane”, shkroi kryetari i DPS-së, Xhevdet Çakërov.

“Gëzuar festën, bullgarë! Ta bëjmë Bullgarinë të lirë, të pavarur dhe të bashkuar sërish!”, përshëndeti lideri i “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov.

“Dita e Bashkimit të Bullgarisë është data e ndritur që dëshmon madhështinë e idealit kombëtar bullgar. Sot, kur Bullgaria po përballet me sprova të rënda, ne jemi të detyruar ta ndjekim këtë shembull madhështor”, tha ushtruesi i detyrës së kryetarit të BSP-së Atanas Zafirov.

Lexoni më shumë:




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Paga mesatare në Sofje është 3388 leva /1732 euro/

Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave për muajin dhjetor 2024. Për shkak të pagave në..

botuar më 25-02-15 10.45.PD

Fillon një analizë në shkallë të gjerë e formimit të çmimeve të ushqimeve

Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka kërkuar informacion nga prodhuesit dhe tregtarët e produkteve ushqimore më të shitura për të përcaktuar mënyrën e formimit të çmimeve, kushtet e furnizimeve dhe faktorët që ndikojnë në ndryshimin e çmimeve. Do të..

botuar më 25-02-14 8.10.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me vranësira, por pothuajse nuk do të ketë reshje. Në Ultësirën e Trakisë së Epërme do të ketë ndërprerje të përkohshme dhe ulje të vranësirave. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi..

botuar më 25-02-14 7.35.MD