Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryetari i Parlamentit japonez ndodhet për vizitë në Bullgari

Foto: BNT

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Japonisë, Fukushiro Nukaga, mbërriti për një vizitë zyrtare në Bullgari, njoftoi BNT. Me një ceremoni zyrtare përpara Monumentit të Luftëtarit të Panjohur në Sofje, Nukaga u prit nga kryetarja e Kuvendit Popullor Raja Nazarjan. Të dy bënë homazhe dhe vendosën kurora lulesh para memorialit dhe me një minutë heshtje nderuan kujtimin e të vrarëve për lirinë e Bullgarisë. Kryetarët e dy parlamenteve biseduan "sy më sy" në godinën historike të Kuvendit Popullor, ku Fukushiro Nukaga nënshkroi librin për mysafirët zyrtarë të parlamentit bullgar.

Më vonë, Fukushiro Nukaga do të bisedojë me presidentin Rumen Radev dhe kryeministrin në detyrë Dimitër Gllavçev. Planifikohet, që miku japonez të vizitojë Tempullin-Monument “Shën Aleksandër Nevsk” dhe Muzeun Historik Kombëtar.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Stenda bullgare nga viti i kaluar

Tri bashki bullgare do të marrin pjesë në ekspozitën ndërkombëtare turistike në Paris

Pomorie, Varna dhe Sofja përfaqësojnë vendin tonë në stendën bullgare gjatë ekspozitës ndërkombëtare turistike International French Travel Market (IFTM) TopResa 2024, me pesë kompani të tjera turistike. Pjesëmarrja bullgare në forumin, i cili..

botuar më 24-09-08 5.05.PD

Gara me kuaj dhe luftime pehlivan në Isperih

Garat tradicionale të kuajve dhe luftimet popullore mbledhin sportdashës të shtunën në Isperih. Kalorësit dhe kuajt nga pjesë të ndryshme do të garojnë në garat me kuaj pranë qytetit, si dhe në gara të tjera në stadiumin e vjetër të qytetit...

botuar më 24-09-07 9.25.PD

Parashikimi i motit për 7 shtatorin 2024

Vranësirat do të jenë të konsiderueshme ditën e shtunë. Do të bie shi në Bullgarinë Lindore, në Ultësirën e Trakisë së Epërme dhe në rajonet malore. Pasdite reshjet do të ndërpriten, vranësirat do të fillojnë të çahen, ndërsa në mbrëmje do të..

botuar më 24-09-06 6.39.MD