Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

BSP tërhoqi dokumentet për pjesëmarrje të pavarur në zgjedhje, do të marrë pjesë si koalicion

Atanas Zafirov
Foto: BTA

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të BSP-së Atanas Zafirov i tërhoqi dokumentet për pjesëmarrje të pavarur të BSP-së në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Dokumentet u dorëzuan nga mbështetësit e lideres së dorëhequr Kornelia Ninova, të cilët u përjashtuan nga partia. "Ne jemi këtu për të anuluar regjistrimin e paligjshëm të djeshëm," u tha Zafirov gazetarëve.

Dokumentet për pjesëmarrje në zgjedhje sot i dorëzoi edhe koalicioni "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike". Koalicioni ynë do të fokusohet në të ardhmen e Bullgarisë, të rinjtë, arsimin, shëndetësinë”, theksoi bashkëkryetari i PP-së Kirill Petkov.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

 Dimitër Gllavçev

Kryeministri do të marrë pjesë në takimin "Ukrainë-Evropa Juglindore"

Më 9 tetor, kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev do të marrë pjesë në Samitin "Ukrainë-Evropa Juglindore", i cili do të mbahet në Kroaci. Mbështetja për Ukrainën do të jetë në fokus të forumit në Dubrovnik dhe Gllavçev do të riafirmojë qëndrimin e..

botuar më 24-10-09 11.46.PD

Ministri Milloshev pret një fluks të madh turistësh në Veliko Tërnovo

Në qytetin Veliko Tërnovo, ministri në detyrë i turizmit Evtim Milloshev hapi ekspozitën e 19-të ndërkombëtare "Turizmi kulturor" në të cilën marrin pjesë 10 vende dhe 30 komuna bullgare. Në mirëseardhjen e tij, Milloshev theksoi se turizmi është një..

botuar më 24-10-09 11.13.PD

KQZ shpalli rregullat për ndërtimin e kodit burimor për votimin me makinë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) përcaktoi rregullat për ndërtimin e besueshëm të kodit burimor për makineritë e votimit për zgjedhjet parlamentare më 27 tetor. Gjenerimi i kodit është kusht i detyrueshëm për të votuar me makineri dhe është i..

botuar më 24-10-09 9.12.PD