Në edicionin e 31-të të Panairit Tradicional Vjeshtor që fillon sot në Parkun e Qytetit të Razgradit, prodhues nga i gjithë vendi do të prezantojnë produktet e tyre. Me suvenire të punuar me dorë do të marrin pjesë edhe Qendra Ditore për të Rriturit me Aftësi të Kufizuara "Podaj Rëka" (Më jep një dorë) dhe Shoqata "Zhaneta". Mbrëmjet në skenën “Ronda” do të mbahen koncerte. Panairi do të vazhdojë deri më 17 shtator.
Nga gjysma e parë e shekullit të XX-të e deri më sot, Panairi i Vjeshtës në Razgrad është një traditë që ruan famën e qytetit si një vend takimi për tregtarët, artizanët dhe prodhuesit nga rajoni dhe vendi. Për herë të parë u mbajt nga 19 deri më 26 shtator 1921. Tradita u ndërpre në vitin 1950, por më vonë, në vitet 90- të shekullit të kaluar, ajo u rinovua.
Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes ( Aquila heliaca ) - gjithsej 48 zogj të vegjël të specieve të rrezikuara - kanë lindur në Bullgari këtë vit. Ky është numri më i lartë i shpendëve të lindur të regjistruar nga Shoqata Bullgare..
Dita e zgjedhjeve në kryeqytetin maqedonas Shkup kalon normalisht, pa radhë në qendrën e votimit. Rreth 50 persona kanë votuar deri në mesditë dhe pritet që deri në mbylljen e saj të jenë më shumë se 100. Në krahasim me votimin në qershor,..
Për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zgjedh sërish përfaqësues të popullit. Ashtu si në votimin e fundit në qershor të këtij viti, pjesëmarrja në votime është e ulët. Sipas një sondazhi të Radio Bullgarisë në qendër të Sofjes,..
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi,..