Grigor Dimitrov do të mbajë një mësim të hapur tenisi për fëmijë nga shkolla të ndryshme në Sofje, disa orë para ndeshjes bamirëse me Novak Xhokoviçin në "Arena Sofja" më 17 shtator. Këtë e konfirmuan nga selia e tenistit më të mirë bullgar.
Tema e mësimit është "Lojë, set, ndeshje për shëndetin", dhe përveç hollësive në teknikën e sportit të njohur, fëmijët do të dëgjojnë drejtpërdrejt nga tenisti bullgar se sa të rëndësishme janë kujdesi shëndetësor, parandalimi, disiplina dhe këmbëngulja për zhvillimin e tyre të suksesshëm në sport dhe në jetë.
"Për të pasur sukses, nevojitet disiplinë dhe motivim i fortë. Lojë. Set. Ndeshje për shëndetin! Suksesi është këmbëngulje! Shihemi në Sofje!", tha Dimitrov, i cili krijoi fondacionin e tij në vitin 2020 me qëllim të inkurajojë zhvillimin e fëmijëve në tenis.
Paraolimpisti Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e dytë olimpik në karrierën e tij. Atleti bullgar fitoi një medalje të artë në gjuajtjen e gjyles (kategoria F55) në Lojërat Paraolimpike në Paris. Paraqitja e shkëlqyeshme dhe 12.40 metrat e arritur..
Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov kalon në raundin e tretë të US Open pasi mundi Rinki Hijikata me rezultat 6-1, 6-1, 7-6 (4). Ndeshja zgjati pak më shumë se dy orë e 10 minuta. Në fazën tjetër të kampionatit në SHBA tenisti 33..
Ka filluar faza e katërt, më e gjata nga pesë etapat e Turneut të 71-të Ndërkombëtar të Çiklizmit në Bullgari. Fillimi u dha në Primorsko. Etapa e parë nga Sofja deri në Trojan ishte 161.5 kilometra e gjatë, ndërsa në fazën e dytë..