Me votat e GERB, “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) dhe “Lëvizja për të Drejta dhe Liri” (DPS), parlamenti vendosi të zgjasë me 180 ditë negociatat mes ministrit bullgar të energjisë dhe homologut të tij ukrainas për shitjen në Ukrainë të pajisjeve ruse të destinuara për centralin bërthamor “Belene”. Deputetët presin që gjatë kësaj kohe të përditësojnë vlerësimin e tregut të përgatitur vitin e kaluar dhe të marrin miratimet e nevojshme nga kompania shtetërore e energjisë bërthamore e Ukrainës "Energoatom".
Partia Socialiste Bullgare (BSP), "Vëzrazhdane", "Ka një popull të tillë" (ITN) dhe disa deputetë që nuk janë anëtarë të grupeve parlamentare reaguan ashpër kundër propozimit për t'i pajisur Ukrainës me pajisjet e destinuara për centralin atomik "Belene". Sipas tyre, kjo rrezikon sigurinë energjetike të vendit, pasi një nga gjeneratorët e avullit mund të përdoret për centralin tonë bërthamor “Kozlloduj”. U tha se çmimi me të cilin do të shiten pajisjet është i pafavorshëm për Bullgarinë. Kishte gjithashtu aludime për skema korrupsioni dhe prova për fshehjen e " 300 milionëve të munguar nga projekti i centralit atomik “Belene", transmetoi reporterja e BNR Maria Fileva.
Ministria e Punëve të Brendshme, thekson në një raport drejtuar kryeministrit në detyrë, Dimitër Gllavçev, se shkak për përshkallëzimin e protestës para Teatrit Popullor “Ivan Vazov”, janë bërë veprimet e drejtorit të teatrit, Vasill Vasilev, të cilat nuk..
Përfaqësuesit e popullit bënë një përpjekje të tretë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e tyre. Forcat politike parashtruan edhe një herë pesë kandidatura - nga këto, vetëm partia "Ka një popull të tillë" (ITN) ndryshoi propozimin e vet, duke..
Mungesa e autostradës Bukuresht-Sofje u kritikua ashpër nga ambasadori turk në Rumani, Özgür Kıvanç Altan. Gjatë një aktiviteti të organizuar nga ushtria rumune, diplomati tha se është e papranueshme që vendi të mos ketë rrugë me shpejtësi të madhe në..
Duke filluar nga sot, 16 nëntor, të gjithë qytetarët e Stara Zagorës (Bullgaria Jugore) - nga më të vegjlit e deri tek më të moshuarit - do të mund t'i..
Përshpejtim të inflacionit në 1.1% në tetor krahasuar me një muaj më parë, regjistroi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në bazë vjetore, indeksi është 1.8..