Më 17 shtator shënojmë festën e kryeqytetit tonë Sofja - një qytet me një histori të mbushur me momente të rëndësishme, një qytet që ka qenë gjithmonë në zemër të Bullgarisë. Sofja nuk është vetëm një vend gjeografik - është një simbol i spiritualitetit, kulturës dhe përparimit. Këtë e tha kryetari i Bashkisë së Sofjes, Vasill Terziev, në seancën solemne të Këshillit të Komunës së Sofjes me rastin e festës së qytetit - 17 shtatorit. “Sot, kur e shënojmë këtë festë, duhet të pyesim veten se çfarë mund të bëjmë tjetër, që Sofja të jetë jo vetëm kryeqyteti i së kaluarës, por edhe qyteti i së ardhmes”, tha Terziev. Sipas tij, vitet e fundit jemi dëshmitarë të rritjes së tensionit politik. Dallimet partiake, konfliktet e mprehta dhe përplasjet e vazhdueshme janë bërë pengesë për përparimin e qytetit dhe vendit tonë”, tha kryebashkiaku. Ai u bëri thirrje të gjitha forcave politike për pajtim, pavarësisht ideologjisë apo pozicionit të tyre.
"Sot nuk është vetëm Dita e Sofjes - sot është edhe festë e Bullgarisë, sepse kryeqyteti ynë është zemra dhe fytyra e shtetit," tha Cvetomir Petrov para këshilltarëve dhe kryetarit të Këshillit Bashkiak të Sofjes.
Centrali Atomik Elektrik “Kozlloduj” dhe Westinghouse Electric Company nënshkruan një marrëveshje për licencimin e karburantit për njësinë e gjashtë të centralit, njoftoi Ministria e Energjetikës. Dokumenti u nënshkrua në Sofje në prani të ministrit..
Severino Kozhuharov, bashkëpronar i gazetës “BG BEN”, e cila botohet në Britaninë e Madhe, dha një çmim nderi për vitin 2024,“Partneri më i mirë dhe kontributi aktiv në zhvillimin e gazetës “BG BEN” të kryetares së Agjencisë për Bullgarët Jashtë Shtetit..
Kreu i shtetit Rumen Radev sot në ndërtesën e Presidencës në Sofje do të takohet me kryeministrin e Hungarisë Viktor Orbán. Mysafiri hungarez na viziton me ftesë të presidentit bullgar. Ndër temat e diskutuara do të jetë thellimi i marrëdhënieve miqësore..