Me një festival gjashtëditor të zanateve në Veliko Tërnovo, nisin festimet me rastin e 116 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Bullgarisë, të cilën e festojmë më 22 shtator, njoftoi korrespondentja e BNR, Zdravka Masljankova. Më shumë se 80 artizanë nga i gjithë vendi do të marrin pjesë në eventin e quajtur “Nata e Çarshisë së Samovodenes”. Forumi do të zhvillohet nga data 18 deri më 23 shtator. Festivali i artizanatit do të prezantojë teknika tradicionale dhe novatore në sfera të ndryshme të jetës, priten koncerte, shfaqje, spektakle me artistë mbi këmbalka etj. Do të ketë punishte për prodhimin e mozaikut, xhamit, tekstilit, brumit, sapunëve. Maturantët e Shkollës së Mesme Profesionale të Turizmit “Dr. Vasill Beron” do të prezantojnë koktejet e tyre origjinale në sallën e Qendrës së Degustimit të Verës. Ngjarja do të mbahet në kompleksin arkitekturor-etnografik "Çarshia e Somovodenes" në Veliko Tërnovo në rrugën "Georgi Rakovski".
Një projekt i madh infrastrukturor në Bullgari po ecën përpara - tuneli nënmajën Shipka në malin Stara Pllanina, i konceptuar 120 vjet më parë, do të ketë një projekt teknik të gatshëm këtë vit. Nëse miratohet, ndërtimi i objektit do të fillojë që..
Gati gjysma e bullgarëve preferojnë që qeveria të vazhdojë të qeverisë dhe nuk duan zgjedhje të reja. Por shumica nuk beson se kabineti i kryeministrit Rosen Zheljazkov do të ketë një mandat të plotë. Këtë e tregon një studim përfaqësues i qendrës..
Pas një seance 22-orëshe, Kuvendi Popullor miratoi buxhetin e shtetit për vitin 2025. Objektivi i të ardhurave është 45.5 miliardë euro (90 milionë leva). Kostot janë 48.6 miliardë euro (96 miliardë leva). Deficiti është 3% e PBB-së dhe nuk..
Në vetëm një ditë, mbi 600 vullnetarë dhuruan gjak për viktimat në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët po trajtohen në Bullgari. Kështu tregojnë..
Ministria e Turizmit nisi një fushatë reklamuese ndërkombëtare në shkallë të gjerë në kanalet National Geographic dhe 24 Kitchen, pjesë e grupit The..
Bullgarët përmirësojnë vlerësimin e tyre në raportin botëror të lumturisë, por mbeten në vendin e 85-të nga 147 vende, dhe ky është pozita më e ulët për..