Me një festival gjashtëditor të zanateve në Veliko Tërnovo, nisin festimet me rastin e 116 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Bullgarisë, të cilën e festojmë më 22 shtator, njoftoi korrespondentja e BNR, Zdravka Masljankova. Më shumë se 80 artizanë nga i gjithë vendi do të marrin pjesë në eventin e quajtur “Nata e Çarshisë së Samovodenes”. Forumi do të zhvillohet nga data 18 deri më 23 shtator. Festivali i artizanatit do të prezantojë teknika tradicionale dhe novatore në sfera të ndryshme të jetës, priten koncerte, shfaqje, spektakle me artistë mbi këmbalka etj. Do të ketë punishte për prodhimin e mozaikut, xhamit, tekstilit, brumit, sapunëve. Maturantët e Shkollës së Mesme Profesionale të Turizmit “Dr. Vasill Beron” do të prezantojnë koktejet e tyre origjinale në sallën e Qendrës së Degustimit të Verës. Ngjarja do të mbahet në kompleksin arkitekturor-etnografik "Çarshia e Somovodenes" në Veliko Tërnovo në rrugën "Georgi Rakovski".
Komisioni që hetoi rrëzimin e avionit stërvitor luftarak L-39 në tokë në avio-bazën Graf Ignatievo më 13 shtator, nuk gjeti ndonjë gabim të drejtpërdrejtë në organizimin e fluturimit. Këtë e bëri të ditur ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas..
Bullgaria është e gatshme të mbështesë investimet në zhvillimin e infrastrukturës dixhitale dhe lidhjes, tha Presidenti Rumen Radev në një takim me përfaqësues të kompanive kryesore nga shteti i Virxhinias, SHBA, në fushën e teknologjisë së lartë,..
Maria Bakallova doli me një qëndrim zyrtar me rastin e një interviste në “The Guardian” , njofton ekipi bullgar i aktores. Titulli që u shfaq në mediat britanike me rastin e një interviste të dhënë nga Bakallova, e cila luante rolin e Ivana..
Njëzet e pesë Shoqata të Avokatëve nga i gjithë vendi i bënë thirrje Këshillit të Lartë Gjyqësor, të cilit i ka skaduar mandati, të ndërpresë..
Në Bruksel, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut riafirmuan angazhimin e tyre për të vazhduar ndërtimin e korridorit hekurudhor nr.8, njoftoi Drejtoria e..
Përpjekjet për migrim ilegal në vend ranë me 70% në krahasim me vitin 2023, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në Bruksel para Këshillit..