Bullgaria mund të humbasë 63 milionë euro nga mjetet evropiane të ndara falas për blerjen e pajisjeve teknike për kontrollin kufitar, të nevojshme për anëtarësimin tonë të plotë në zonën Shengen. Kështu ka paralajmëruar deputeti i PP-DB-së, Martin Dimitrov. Sipas tij, qeveria e përkohshme e Dimitër Gllavçevit i ka shënuar një autogol Bullgarisë.
“Për shkak të Shengenit, Bullgaria duhej të blinte skanerë të veçantë për një kontroll më të mirë të kufirit. Kishte një kërkesë për të shpallur një prokurim publik, por prokurimi publik u ndërpre dhe u zgjodh një kompani e caktuar me arsyetimin se meqenëse bëhet fjalë për veprimtari hetimore, ka mundësi për një mënyrë të tillë veprimi. Ky është një gabim i madh, sepse të gjithë ata që nuk e duan Shengenin tokësor të Bullgarisë, tani kanë një arsye formale për të kërkuar shtyrjen e tij”, komentoi Dimitrov. “Fakti që Bullgaria anuloi një prokurim publik dhe filloi negociata të drejtpërdrejta dhe të fshehta me një kompani të panjohur tashmë po dëgjohet në Bruksel dhe po shkakton tensione serioze”, tha eurodeputeti Radan Kënev.Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..