Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi medaljen e artë në kategorinë e të rinjve deri në 54 kg, pasi shënoi pesë fitore. Në ndeshjen e tij të parë, Hristijan regjistroi një nga fitoret më të shpejta të turneut, duke mundur kundërshtarin e tij Sebastian Curvelo nga Spanja në vetëm 15 sekonda.
Në kategorinë 68 kilogramë për meshkuj, Aleksandër Xhordev shënoi tre fitore. Në fazën gjysmëfinale, garuesi i klubit “Levski” humbi në një betejë të rëndë nga kroati Leon Glasnovic dhe fitoi medaljen e bronztë. Te juniorët medaljen e artë e fitoi Ljubosllav Naçev, tek kadetët u paraqitën shumë mirë garuesit e klubit “Neron”, duke fituar dy medalje bronzi.Tenistja më e mirë bullgare Viktoria Tomova fitoi raundin e parë të turneut të tenisit WTA 1000 në Pekin me një fond çmimesh prej afro 9 milionë euro. Ajo mundi Lesja Curenko nga Ukraina me 6:3, 6:3. Kundërshtarja e radhës e bullgares, e cila është e..
Shahistet bullgare përfunduan në vendin e 10-të në renditjen përfundimtare të Olimpiadës së Shahut, e cila u mbajt në Budapest të Hungarisë. Në ditën e fundit të garës, Bullgaria mundi Italinë 3.5 me 0.5. Antoaneta Stefanova, Nurgul Salimova dhe..
Për të dhjetën vit, Bullgaria merr pjesë në Javën Evropiane të Sportit #BeActive. Në periudhën 23-30 shtator, Ministria e Rinisë dhe Sportit organizon aktivitete të shumta për inkurajimin e marrjes aktive me sport, përmirësimin e aktivitetit fizik..