Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

David Avishaj nga Izraeli: Ka arsye konkrete për veprimet e Izraelit në Gaza dhe Liban

Ishte e frikshme, ëndërrojmë për më shumë paqe - thonë bullgarët e evakuuar të Libanit

Sulmet ajrore izraelite në Libanin jugor, 01 tetor 2024.
Foto: BGNES

Me dy fluturime të Airbus-it qeveritar brenda dy ditësh, shteti bullgar arriti të evakuojë 169 bullgarë dhe anëtarë të familjeve të tyre që u kthyen në shtëpi nga Libani pas përshkallëzimit të tensioneve atje.
“Falë Zotit që tashmë kemi mbërritur” – thotë me lehtësim një nga bullgaret që zbarkuan në tokën amtare, dhe një tjetër shton: – “Gjithçka ishte shëmë mirë e organizuar dhe shumë e shpejtë”. 

Në fillim të veprimeve ushtarake, njerëzit nuk e morën shumë seriozisht kërcënimin, por pas një ose dy ditësh filloi të bëhej e frikshme dhe për këtë arsye ata kërkuan shpëtimin në Bullgari. Sipas të dhënave të ministrisë sonë të jashtme, në Liban jetojnë 400 bullgarë dhe anëtarë të familjeve të tyre, me të cilët ambasada jonë në Bejrut është në kontakt të vazhdueshëm. – “Nuk do të dëshiroja që askush ta përjetonte këtë, është e frikshme”. "Ka dritë në fund të tunelit, ne ëndërrojmë për më shumë paqe - kjo është ajo për të cilën ne të gjithë kemi nevojë tani," thanë për BNR-në disa nga të evakuuarit në dy fluturimet nga Libani.

Ministria e Punëve të Jashtme u bëri thirrje qytetarëve bullgarë që të ndalojnë të gjitha udhëtimet në Republikën e Libanit dhe të largohen menjëherë nga territori i vendit.

Situata në Lindjen e Mesme po përshkallëzohet. Ushtria izraelite njoftoi se kishte nisur një operacion të kufizuar tokësor në territorin libanez. Nga ana tjetër, Irani nisi një sulm me raketa në territorin izraelit dhe në një mbledhje të kabinetit të sigurisë izraelite, kryeministri Benjamin Netanyahu tha se kushdo që sulmon vendin e tij mund të presë një kundërpërgjigje.

Për momentin nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për popullin e Izraelit - mendon eksperti Velizar Shallamanov, ish-ministër i Mbrojtjes, sipas të cilit: "Të themi se nuk ka asnjë kërcënim ndaj Bullgarisë do të ishte e papërgjegjshme".
Velizar Shallamanov
"Është e qartë se nga pikëpamja ushtarake, këto sulme nuk kanë shumë kuptim. Ato janë mjeti kryesor politik dhe komunikues i Iranit - komentoi Shallamanov për BNR dhe shtoi: - Shumë më e rëndësishme për të kuptuar krizën është se ajo është pjesë e luftës së madhe që Rusia filloi kundër botës së lirë me agresionin kundër Ukrainës. Ajo që ndodhi në Lindjen e Mesme mund të kuptohet vetëm në kontekstin e luftës së Rusisë kundër botës së lirë – një luftë në të cilën nga njëra anë është Karta e OKB-së dhe ndihma e botës së lirë ndaj Ukrainës, nga ana tjetër është Rusia, e mbështetur nga Irani, Koreja e Veriut, Kina. Në këtë kontekst u ndez konflikti në Lindjen e Mesme."

"Unë nuk kam frikë se Izraeli dhe ushtria izraelite nuk do ta përballojnë këtë situatë, megjithëse ajo është shumë konfuze dhe komplekse. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se jam plotësisht dakord me gjithçka që po bëhet nga ushtria. Por në fund të fundit asgjë nuk fillon pa një arsye të caktuar”, tha për Radio Bullgarinë David Avishaj, i cili jeton në Izrael që nga viti 1991. Ne e kontaktuam atë me ndihmën e organizatës së hebrenjve në Bullgari "Shallom".

Davidi na kthen pas në kohë drejt fillimit të operacionit ushtarak në Rripin e Gazës më 7 tetor të vitit të kaluar, i cili, sipas fjalëve të tij, u provokua nga një sërë sulmesh nga territori i saj, në të cilat shtetas izraelitë u rrëmbyen, përdhunuan dhe grabitën.

“Ju jap një shembull të dy fqinjëve, njëri prej të cilëve është më i dobët. Nëse më i dobëti do vendoste t’i bënte diçka më të fortit, sigurisht që ai do të hakmerrej në një mënyrë të atillë që të mos t’i shkonte më nëpër mendje të merrej me të. "

Lidhur me situatën në Liban, zoti Avishaj shprehet i bindur se shkak për ndezjen e këtij konflikti janë sulmet me raketa, dronë dhe katyusha, të cilave Izraeli i nënshtrohet nga territori libanez:
Një shkollë e dëmtuar nga raketat balistike të lëshuara nga Irani në Gedera, Izrael, 02 tetor 2024.
"Situata është e tillë që qeveria ishte e detyruar të largonte njerëzit nga zonat veriore të Izraelit dhe t'i zhvendosë në vende të tjera për të ruajtur jetën e tyre, sepse ata janë nën zjarr të vazhdueshëm atje. Fati i Izraelit është se ai është i përgatitur ushtarakisht dhe teknologjikisht gjë që e lejon atë të ndalojë mbi 90% të raketave me të cilat sulmohet”.

Edhe pse një konflikt nuk është kurrë i njëanshëm, qytetarët e Izraelit, të cilët janë nga shtresa dhe etnose të ndryshme, duhet të gjejnë një mënyrë për të jetuar së bashku, jo të largohen nga njëri-tjetri.

“Arsyet e ndarjes nuk janë te vetë populli, as te ushtria, por në mënyrën e drejtimit të vendit. Gjithashtu, shumë nga veprimet e kryeministrit tregojnë dëshirën e tij për të ruajtur pushtetin me çdo kusht, edhe nëse kjo e bën të nënvlerësojë ndonjë nga kundërshtarët e vendit. Është e nevojshme të krijohet një komision shtetëror për të zbuluar sesi një organizatë terroriste u lejua të kryente një sulm dhe masakër të tillë në vend”, thotë David Avishaj, i cili ka jetuar në Izrael për më shumë se tre dekada.

Autorë: Joan Kolev dhe Gergana Mançeva / janë përdorur intervistat e Mira Stefanovës dhe Diana Donçevës, BNR-"Horizont"
Foto: BTA, BGNES
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënpresidentja Ilijana Jotova e quajti Asamblenë e re Kombëtare "të paligjshme"

Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..

botuar më 24-11-07 5.38.MD
Ljupço Georgievski dhe avokati Naser Raufi (djathtas)

Bullgarët nga Manastiri do të kërkojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre para gjykatës në Strasburg

Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..

botuar më 24-11-07 9.51.PD

A do të shkojmë në zgjedhje të tjera dhe gjer kur?

Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra prapaskenash. Një detaj në dukje i vogël në numërimin e votave për partinë “Veliçie”, e cila nuk arriti..

botuar më 24-11-06 3.37.MD