Pas aderimit të Bullgarisë në zonën Shengen më 31 mars, nuk ka asnjë ndryshim në mjedisin e sigurisë, theksoi ministri i brendshëm në detyrë Atanas Illkov në një takim pune me ambasadorët e vendeve të BE-së. Takimi në Sofje u organizua nga Hungaria, si kryetar i radhës i Këshillit të BE-së. Illkov prezantoi prioritetet kryesore të ministrisë, ndër të cilat janë përgatitja dhe mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, siguria kufitare, lufta kundër migrimit ilegal dhe lufta kundër trafikimit të migrantëve ilegal. Ministri shprehu pritjen e tij për miratimin sa më të shpejtë të një Vendimi në Këshillin e BE-së për heqjen e kontrollit kufitar në kufijtë tokësorë të Bullgarisë dhe Rumanisë. Para diplomatëve ai i kushtoi një vëmendje të veçantë bashkëpunimit të ngushtë me Greqinë dhe Rumaninë, përfshirë këtu luftën kundër krimit të organizuar dhe migracionit të paligjshëm, si dhe bashkëpunimin e mirë me Austrinë.
Ndërkohë, vendi mori 60 automjete të gjithë terrenit në kuadër të një projekti të BE-së për të përmirësuar kapacitetin teknik të Policisë Kufitare. Kjo është dërgesa e katërt nga BE-ja e pajisjeve të rojeve kufitare, transmeton BTA.Të shtunën në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Natën në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të ketë reshje shiu, në male dhe në zonat e larta - nga bora dhe do të formohet mbulesë bore. Temperaturat minimale në Bullgari do të lëvizin..
Presidenti Rumen Radev u takua në Sofje me kryeministrin hungarez Viktor Orban, i cili me ftesë të kreut të shtetit bullgar ndodhet për vizitë në Bullgari. Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të jetë partner i besueshëm i Hungarisë në..
Nuk ka asnjë rrezik të drejtpërdrejtë në ujërat bullgare dhe në bregdet. Ndotja drejtohet në drejtimin juglindor të Gjirit të Kerçit dhe në veri drejt Ngushticës së Kerçit dhe ekziston një rrezik serioz i ndotjes së Detit të Azov. Kështu ka thënë..