Pas aderimit të Bullgarisë në zonën Shengen më 31 mars, nuk ka asnjë ndryshim në mjedisin e sigurisë, theksoi ministri i brendshëm në detyrë Atanas Illkov në një takim pune me ambasadorët e vendeve të BE-së. Takimi në Sofje u organizua nga Hungaria, si kryetar i radhës i Këshillit të BE-së. Illkov prezantoi prioritetet kryesore të ministrisë, ndër të cilat janë përgatitja dhe mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, siguria kufitare, lufta kundër migrimit ilegal dhe lufta kundër trafikimit të migrantëve ilegal. Ministri shprehu pritjen e tij për miratimin sa më të shpejtë të një Vendimi në Këshillin e BE-së për heqjen e kontrollit kufitar në kufijtë tokësorë të Bullgarisë dhe Rumanisë. Para diplomatëve ai i kushtoi një vëmendje të veçantë bashkëpunimit të ngushtë me Greqinë dhe Rumaninë, përfshirë këtu luftën kundër krimit të organizuar dhe migracionit të paligjshëm, si dhe bashkëpunimin e mirë me Austrinë.
Ndërkohë, vendi mori 60 automjete të gjithë terrenit në kuadër të një projekti të BE-së për të përmirësuar kapacitetin teknik të Policisë Kufitare. Kjo është dërgesa e katërt nga BE-ja e pajisjeve të rojeve kufitare, transmeton BTA.Centrali Atomik Elektrik “Kozlloduj” dhe Westinghouse Electric Company nënshkruan një marrëveshje për licencimin e karburantit për njësinë e gjashtë të centralit, njoftoi Ministria e Energjetikës. Dokumenti u nënshkrua në Sofje në prani të ministrit..
Severino Kozhuharov, bashkëpronar i gazetës “BG BEN”, e cila botohet në Britaninë e Madhe, dha një çmim nderi për vitin 2024,“Partneri më i mirë dhe kontributi aktiv në zhvillimin e gazetës “BG BEN” të kryetares së Agjencisë për Bullgarët Jashtë Shtetit..
Kreu i shtetit Rumen Radev sot në ndërtesën e Presidencës në Sofje do të takohet me kryeministrin e Hungarisë Viktor Orbán. Mysafiri hungarez na viziton me ftesë të presidentit bullgar. Ndër temat e diskutuara do të jetë thellimi i marrëdhënieve miqësore..