Manastiri i Baçkovos është një nga qendrat më të rëndësishme shpirtërore në Bullgari. I themeluar në vitin 1083 nga Grigorie Bakuriani, një gjeneral bizantin me origjinë gjeorgjiane, ky manastir ruan traditën ortodokse bullgare të gërshetuar me ndikimet bizantine dhe gjeorgjiane.
Kisha kryesore “Fjetja e Virgjëreshës Mari” është zbukuruar me afreske të mrekullueshme, vepër e ikonografëve të famshëm të kohës.
Një pasuri e paçmuar e Manastirit të Baçkovos është ikona e Nënës së Zotit, e njohur për fuqinë e saj çudibërëse.
Një hapësirë e veçantë e Manastirit është muzeu i tij, i cili ofron një vështrim magjepsës në historinë e kompleksit dhe të Kishës Ortodokse Bullgare. Koleksioni i muzeut përfshin dorëshkrime të rralla mesjetare, objekte kulti, veshje liturgjike dhe shembuj unik ikonash nga periudha të ndryshme.
Një nga hapësirat unike të Manastirit të Baçkovos është kuzhina e vjetër, e cila ofron një pasqyrë unike të jetës së përditshme të murgjve. E ndërtuar në shekullin e XVII-të, ajo u projektua për të akomoduar aktivitetet e kuzhinës që siguronin ushqim si për murgjërinë ashtu edhe për pelegrinët.
Teksti dhe fotot: Julia Bahovski
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
E vendosur në pjesën perëndimore të malit Rodopa në komunën e qytetit Çepellare , fshati piktoresk Orehovo është ndër vendbanimet më të preferuar për t’u vizituar në malin Rodopa. Ndodhet 60 km në jugperëndim të qytetit Plovdiv dhe rreth 200..
Banorët e Sofjes dhe mysafirët e kryeqytetit bullgar janë “të privilegjuar” me një mal që ngrihet aty pranë qytetit. Në më pak se 30 minuta, me ndihmën e teleferikut “Simeonovo-Aleko” dhe dy teleferikët e tjerë “Vitoshko Lale 1” dhe “Vitoshko Lale..
Një pamje mahnitëse zbulohet nga platforma panoramike “Orllovo Oko” (Sy Shqiponjë) në malin Rodopa. Atraksioni i njohur është një platformë që ndodhet në një shkëmb mbi fshatin Jagodina, në një lartësi 1500 m mbi nivelin e detit...