Manastiri i Baçkovos është një nga qendrat më të rëndësishme shpirtërore në Bullgari. I themeluar në vitin 1083 nga Grigorie Bakuriani, një gjeneral bizantin me origjinë gjeorgjiane, ky manastir ruan traditën ortodokse bullgare të gërshetuar me ndikimet bizantine dhe gjeorgjiane.
Kisha kryesore “Fjetja e Virgjëreshës Mari” është zbukuruar me afreske të mrekullueshme, vepër e ikonografëve të famshëm të kohës.
Një pasuri e paçmuar e Manastirit të Baçkovos është ikona e Nënës së Zotit, e njohur për fuqinë e saj çudibërëse.
Një hapësirë e veçantë e Manastirit është muzeu i tij, i cili ofron një vështrim magjepsës në historinë e kompleksit dhe të Kishës Ortodokse Bullgare. Koleksioni i muzeut përfshin dorëshkrime të rralla mesjetare, objekte kulti, veshje liturgjike dhe shembuj unik ikonash nga periudha të ndryshme.
Një nga hapësirat unike të Manastirit të Baçkovos është kuzhina e vjetër, e cila ofron një pasqyrë unike të jetës së përditshme të murgjve. E ndërtuar në shekullin e XVII-të, ajo u projektua për të akomoduar aktivitetet e kuzhinës që siguronin ushqim si për murgjërinë ashtu edhe për pelegrinët.
Teksti dhe fotot: Julia Bahovski
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Java e Madhe filloi. Të krishterët ortodoksë në Bullgari po përgatiten ta mirëpresin Ngjalljen e ndritur të Krishtit. Përveç përgatitjeve të tjera, shumë qytete janë transformuar për festën, duke organizuar pazare arti dhe punëtori për të bërë..
Shkëmbinjtë pranë qytetit Bellogradçik janë ndër fenomenet natyrore më të pazakonta dhe më të bukura jo vetëm në Bullgari, por edhe në botë. Ata gëzojnë turistë të shumtë, sidomos në stinën e verës, kur aty mbahet edhe një..
Në dhjetor të vitit 2000, në tumën “Roshavata Çuka” afër fshatit Aleksandrovo, komuna e qytetit Haskovo, një ekip arkeologësh, të udhëhequr nga Dr. Georgi Kitov (1943-2008), hasën në një nga gjetjet historike më mbresëlënëse në trojet..