Me një ceremoni në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës, hapet sot edicioni i dhjetë jubilar të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit dhe Letërsisë “Cinelibri”. Motoja e ngjarjes së këtij viti është “Poezia e pafund”. Forumi do të hapet me filmin e ri të Paolo Sorrentino, një prej korifeve të kinemasë bashkëkohore italiane, "Partenope", një traktat i përsosur për magjinë e kinematografisë. Midis 10 tetorit dhe 3 nëntorit, Sofja, Plovdiv, Varna, Burgas, Veliko Tërnovo, Gabrovo dhe Stara Zagora do të zhyten në kryeveprat më të fundit kinematografike të frymëzuara nga bota e gjerë e letërsisë. Do të ketë edhe takime me të ftuar specialë - artistë bullgarë dhe të huaj nga të gjithë sektorët e industrisë së filmit.
Kryetare e jurisë ndërkombëtare do të jetë aktorja Maria Bakallova. Mes të ftuarve specialë është edhe shkrimtari, skenaristi dhe autori i dramave skoceze me famë botërore Irvine Welsh dhe animatori, regjisori dhe grafiku bullgar Teodor Ushev. Në kuadër të “Cinelibri” më 13 tetor do të festohet 60-vjetori i premierës së filmit “Zorba greku” me të paharruarin Anthony Quinn në rolin kryesor.Edukimi digjital i të rriturve, pranimi i ulët i fëmijëve nën 3 vjeç në çerdhe dhe përqindja e lartë e të rinjve që as nuk studiojnë e as nuk punojnë - këto janë sfidat kryesore me të cilat përballet Bullgaria, të treguara në paketën e dytë të..
Shumica e vendeve të NATO-s dhe BE-së kanë marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë me Ukrainën. Kështu komentoi shefi i mbrojtjes, admirali Emil Eftimov, në përgjigje të pyetjes së një gazetari për Marrëveshjen 10-vjeçare të Bashkëpunimit të Sigurisë..
Në negociatat për qeveri, figura e kryeministrit do të jetë një vijë e kuqe për “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP). Formacioni vazhdon të insistojë që të ketë një kryeministër të distancuar në një mënyrë të barabartë nga partitë. Bashkëkryetari i partisë,..
Të shtunën në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Natën në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të ketë reshje shiu, në male dhe në zonat e..