Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nuk ka dobësi në softuerin e makinerive të votimit

Foto: BGNES

Ka përfunduar certifikimi i makinerive të votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Bullgari të 27 tetorit. Hapi i fundit ishte ndërtimi i besueshëm i softuerit të pajisjeve dhe gjenerimi i kodit hash. Ai do të jetë i shkruar në faturën e kontrollit kur pajisjet të ndizen në ditën e zgjedhjeve dhe do të printohet në fund të çdo fletëvotimi nga makineritë, raportoi BNT. Procesi u krye në një dhomë me akses të kontrolluar në Ministrinë e Qeverisjes Elektronike, në të cilën nuk ka internet, nga përfaqësues të KQZ-së në prani të përfaqësuesve të partive politike dhe të sektorit joqeveritar. Ministri i E-Qeverisjes Valentin Mundrov raportoi se nuk ka dobësi në softuer.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kuvendi Popullor nuk e zgjodhi kryetarin e tij

Pas dy raundeve të votimit, Kuvendi Popullor nuk arriti të zgjidhte kryetarin e ri. Asnjë nga aplikimet e paraqitura të Natalia Kisellovës, Nikoleta Kuzmanovës, Petër Petrov, Raja Nazarjanit dhe Andrej Cekov nuk arritën të fitojnë shumicën e votave. Pas..

botuar më 24-11-11 3.41.MD

Deputetët në parlamentin e ri bënë betimin

Deputeti më i moshuar i "Ka një popull të tillë" Sillvi Kirillov hapi seancën e parë të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor. “Në shoqërinë bullgare janë vendosur shumë vija ndarëse. Ky është një problem për shoqërinë që duhet zgjidhur..

rinovuar më 24-11-11 3.17.MD
Vasill Terziev

Bashkia e kryeqytetit do të ndërtojë një muze të komunizmit në Sofje

Premtova që në fushatën zgjedhore të ndërtoj një muze për historinë e komunizmit bullgar dhe aktualisht jemi duke hedhur hapat e parë, shkroi në Facebook kryetari i kryeqytetit Vasill Terziev. Sofja është i vetmi kryeqytet nga ish-blloku lindor pa..

botuar më 24-11-11 9.56.PD