Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, GERB-SDS do të merrte 24.5% të votave, "Vëzrazhdane" është e dyta me 13.7%, "Po e Vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" do të merrte 12.1%, Partia Socialiste Bullgare (BSP) - 8.8%, "Aleanca për të Drejtat dhe Liritë" - 8.7%, "Ka një popull të tillë" (ITN) - 7.0%, DPS - "Fillimi i ri" - 5.0%, sipas sondazhit të fundit sociologjik, dy javë para votimit, të kryer nga agjencia Mediana me fondet e veta. Sondazhi është realizuar në periudhën 8-13 tetor me 978 persona nëpërmjet një interviste direkte të standardizuar dhe është përfaqësues i popullsisë së rritur të vendit.
11.4% do të votonin me “nuk mbështes askënd”. Rreth 360 mijë nuk kanë vendosur ende se për kë do të votojnë. Pritshmëria e agjencisë është që 1.9 - 2.1 milionë votues ose 30% e votuesve në listat zgjedhore të shkojnë në votime.Në kuadër të negociatave për formimin e qeverisë, forca e parë parlamentare GERB-SDS u takua sot me “Ka një popull të tillë”. Pjesëmarrësit në takim ranë dakord që të punojnë mbi përgatitjen e një programi të përbashkët legjislativ. Në një deklaratë për..
Kryetarja e Parlamentit Natalija Kisellova refuzoi të dorëzojë për votim në sallën plenare projektin e Marrëveshjes 10-vjeçare të Bashkëpunimit në fushën e sigurisë me Ukrainën. Ajo argumentoi refuzimin me faktin se kjo është një marrëveshje që është në..
Grupi parlamentar "DPS - Fillimi i Ri" dorëzoi në parlament një projektvendim për nënshkrimin e marrëveshjes në fushën e sigurisë midis Bullgarisë dhe Ukrainës. Me të i jepet mandat kryeministrit në detyrë Dimitër Gllavçev që ta nënshkruajë dokumentin..
Presidenti Rumen Radev u takua në Sofje me kryeministrin hungarez Viktor Orban, i cili me ftesë të kreut të shtetit bullgar ndodhet për vizitë në..
Severino Kozhuharov, bashkëpronar i gazetës “BG BEN”, e cila botohet në Britaninë e Madhe, dha një çmim nderi për vitin 2024,“Partneri më i mirë dhe..
Nuk ka asnjë rrezik të drejtpërdrejtë në ujërat bullgare dhe në bregdet. Ndotja drejtohet në drejtimin juglindor të Gjirit të Kerçit dhe në veri drejt..