Instituti për Kërkime dhe Teknologji Hapësinore pranë Akademisë Bullgare të Shkencave shënon solemnisht 55 vjetorin e themelimit së bashku me 45 vjetorin e fluturimit të kozmonautit të parë bullgar Georgi Ivanov. Në veprimtarinë, e cila është nën kujdestarin e presidentit Rumen Radev, do të marrë pjesë edhe kozmonauti ynë i parë Georgi Ivanov.
Në vitin 1969, pranë Akademisë Bullgare të Shkencave u themelua Grupi Shkencor për Fizikën e Hapësirës, i cili në vitin 1987 u shndërrua në Institutin për Kërkime Hapësinore pranë Akademisë Bullgare të Shkencave.
Në vitin 1979, Georgi Ivanov u zgjodh për t'iu bashkuar ekuipazhit të anijes sovjetike "Soyuz 33". Më 10 prill të atij viti, ai u nis nga Bajkonur, Kazakistan, së bashku me kozmonautin sovjetik Nikollaj Rukavishnikov. Misioni i kozmonautit të parë bullgar ishte të kryejë kërkime shkencore dhe të testojë teknologji të reja hapësinore. Kështu, Bullgaria u bë vendi i gjashtë hapësinor në botë pas Rusisë, SHBA-së, Çekosllovakisë, Polonisë dhe Gjermanisë.
Lexoni më shumë mbi temën nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Më 30 nëntor, Kisha jonë Ortodokse nderon kujtimin e Shenjtorit Apostull Andrea . Ai është vëllai i Apostullit të shenjtë suprem Pjetër dhe quhet i Parëthirrur sepse ishte i pari nga apostujt që ndoqi Shpëtimtarin. Që në moshë të re ai..
Më 25 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Kliment Ohridski. Kryepeshkop, mësues dhe letrar, ai ishte një nga nxënësit më të shquar të Vëllezërve të Shenjtë Kiril dhe Metodij , ndër Shtatë Shenjtorët - mësuesit e..
Më 24 nëntor, Kisha Ortodokse nderon Shën Katerinën, e cila ishte një nga gratë më të arsimuara të kohës së saj. Ajo jetoi në fund të shekullit III dhe fillim të shekullit të IV dhe rridhte nga një familje fisnike në Aleksandri të Egjiptit. Në..