Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shtatë parti ka të ngjarë të hyjnë në parlamentin e ri, dy të tjera janë në pragun e 4%

Foto: Trend

Nuk ka ndryshime të rëndësishme në qëndrimet e njerëzve në fund të fushatës zgjedhore në krahasim me fillimin. Këto janë rezultatet e një sondazhi sociologjik të “Trend”, të porositur nga “24 Çasa”, në periudhën 16-22 tetor 2024 përmes një interviste të drejtpërdrejtë gjysmë të standardizuar “ballë për ballë” me një tabletë mes 1002 të rriturve.

Sipas të dhënave të “Trend”, në Asamblenë e 51-të Kombëtare do të marrin pjesë shtatë formacione me përfaqësim të sigurt parlamentar, dy të tjera kanë mundësi për të kaluar barrierën.

Në renditjen e agjencisë GERB-SDS është sërish në vendin e parë me mbështetjen e 24,9 për qind të votuesve. Në vend të dytë renditen “Vëzrazhdane” - me 15,2 për qind, e ndjekur nga "Po e vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demokratike" (PP-DB) - me 14,8. Pas tyre janë “Aleanca për të Drejta dhe Liri” me 7,8 për qind, “DPS-Fillimi i Ri” me 7 për qind, “Ka një popull të tillë” (ITN) me 6,6 për qind dhe Partia Socialiste Bullgare (BSP) me 6,5 për qind. Partia MEÇ është në kufi me 4%, “Veliçie” mbetet nën vijën, me 3,6%, si dhe “Bullgaria Blu” me 1,7% të votuesve. Me “Unë nuk mbështes askënd” do të votonin 4.3 për qind prej zgjedhësve .

“Trend” vëren se mund të ketë disa ndryshime në renditje, sepse diferencat mes disa formacioneve janë nën një përqind. Nga studimi i porositur nga “24 Çasa”, del qartë gjithashtu se fushata zgjedhore nuk ka arritur të motivojë më shumë votues për të ushtruar të drejtën e tyre të votës. Pritet që pjesëmarrja të jetë ndërmjet 2 milionë dhe 2 milionë e 200 mijë njerëz.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Marin Marinov

Marin Marinov është bullgari që humbi jetën në sulmin në Rripin e Gazës

Bullgari që humbi jetën në sulmin në Gaza dy ditë më parë është Marin Marinov, 51 vjeç nga qyteti Jamboll. Kjo duket qartë nga një postim i komunës së Jambollit në rrjetet sociale. Marinov është baba i dy fëmijëve - djem të moshës 29 dhe 25 vjeç. Ai..

botuar më 25-03-21 4.04.MD
Radostin Vasilev

MEÇ kërcënon me bllokada dhe protesta nëse grupi i tyre parlamentar nuk njihet

Nëse më 26 mars nuk ka një grup parlamentar të Partisë “Moral, Bashkim, Nder” (MEÇ), do të fillojmë bllokada, tha në një konferencë për media lideri Radostin Vasilev. Ai ka kërkuar dorëheqjen e kryetares së Kuvendit Popullor Natalija Kisellova...

botuar më 25-03-21 12.26.MD

Ka shpresë se në fund të vitit do të fillojë ndërtimi i një tuneli nën Shipka

Një projekt i madh infrastrukturor në Bullgari po ecën përpara - tuneli nën majën Shipka në malin Stara Pllanina, i konceptuar 120 vjet më parë, do të ketë një projekt teknik të gatshëm këtë vit. Nëse miratohet, ndërtimi i objektit do të fillojë..

botuar më 25-03-21 11.25.PD