Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët mbeten skeptikë rreth stabilitetit politik në vend

Foto: Ani Petrova

Më shumë se 2/3 e bullgarëve (71%) që kanë marrë pjesë në një sondazh të Exacta nuk besojnë se është e mundur që vendi ynë të ketë një qeveri të mirë dhe të qëndrueshme pas zgjedhjeve të 27 tetorit. Pjesa e mbetur prej 29% janë optimistë, dhe një pjesë e madhe e votuesve të GERB-SDS dhe “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike (PP-DB) supozojnë se qeverisja e mirë është e mundur dhe presin që partitë e tyre të marrin pjesë në qeverisjen e vendit.

Në studimin kombëtar të "Exacta Research Group", të kryer në periudhën 19-22 tetor 2024, janë intervistuar 1050 bullgarë të rritur në 71 vendbanime të vendit, me kuotë sipas karakteristikave bazë socio-demografike, duke përdorur metodën e intervistës së drejtpërdrejtë "ballë për ballë”.

Hulumtimi është financuar nga Exacta Research Group si pjesë e programit kërkimor të agjencisë. Tre të katërtat e votuesve të "Vëzrazhdane", MEÇ dhe "Veliçie" janë shumë skeptikë për mundësinë e një qeverisjeje të mirë dhe të qëndrueshme të vendit. Megjithatë, 42% e atyre që janë shprehur se do të votojnë më 27 tetor nuk e përjashtojnë mundësinë që pas zgjedhjeve vendi ynë të ketë një qeveri të mirë dhe të qëndrueshme. Nga ana tjetër, një pjesë e madhe e atyre që janë kategorikë se nuk do të votojnë janë skeptikë në këtë drejtim.

Sipas të dhënave të “Exacta”, 7 parti gjejnë vend në përbërjen e ardhshme të parlamentit dhe 3 parti mbeten nën barrierën 4 për qind.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

75 raporte për të drejtat e shkelura në ditën e zgjedhjeve u paraqitën në Ministrinë e Punëve të Brendshme

Nga fillimi i fushatës zgjedhore e deri më sot në orën 12:00, në strukturat e Ministrisë së Punëve të Brendshme u morën 796 denoncime për shkelje të legjislacionit zgjedhor dhe të të drejtave politike të qytetarëve. Shumica prej tyre - 625 - kanë të..

botuar më 24-10-27 2.57.MD
Rosica Mateva

Në KQZ u pranuan 11 sinjale për shkelje zgjedhore

Deri në orën 11:40, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mori 11 sinjale për shkelje në votimin për parlamentin e ri. Gjithashtu u dorëzuan 35 vendime të komisioneve rajonale zgjedhore për pezullimin e votimit me makinë. Më së shumti raste janë në..

botuar më 24-10-27 1.07.MD
Ilijana Jotova

Ilijana Jotova pret një qeveri të fortë politike pas zgjedhjeve

Nënpresidentja Ilijana Jotova shprehu shpresën se pas zgjedhjeve do të formohet një qeveri e fortë politike. “Mendoj se vota ime zvogëlon tregtinë me blerjen e votave”, tha ajo pasi votoi me makineri për një parlament të ri. Megjithatë, nënpresidentja..

botuar më 24-10-27 12.46.MD