Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një peticion insiston për shpalljen e rezervatit të parë detar në Bullgari

Foto: Valerija Vasileva

Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që jetojnë në bregdetin pranë tij. Në këtë ditë të vitit 1996, Bullgaria, Gjeorgjia, Rumania, Rusia, Turqia dhe Ukraina nënshkruan Planin Strategjik të Veprimit për rimëkëmbjen dhe mbrojtjen e Detit të Zi. Por sot, pothuajse tre dekada pas nënshkrimit të dokumentit, shumë nga ata që jetojnë përgjatë bregdetit besojnë se duhet gjetur një qasje e re, më efektive për mbrojtjen dhe rivendosjen e ekosistemit unik.

Për të mbrojtur ujërat e Detit të Zi, më shumë se 10 000 njerëz kanë mbështetur një peticion të Greenpeace për të shpallur rezervatin e parë plotësisht detar në Bullgari, raportoi BNR Varna. Shkencëtarët nga Instituti i Oqeanologjisë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave në Varna kanë rekomanduar që ky rezervat të vendoset në zonën e Maslen Nos pranë Primorsko. Zona e qytetit është shtëpia e specieve të rrezikuara që kanë nevojë për mbrojtje të veçantë dhe karakterizohet nga një ndikim relativisht i vogël njerëzor, vë në dukje Greenpeace. Peticioni i kërkon gjithashtu Ministrisë së Mjedisit dhe Ujërave të zhvillojë një politikë gjithëpërfshirëse për bashkëpunim ndërkombëtar në mbrojtjen e Detit të Zi. Në këtë fazë, kërkesa për krijimin e një rezervati detar kundërshtohet nga komuniteti vendas i peshkatarëve.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD