Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën tradicionale “Me këngët e Kiçka Savovës”. Ngjarja organizohet nga fondacioni “Kiçka Savova”, kryetare e të cilit është Stefka Zdravkova, vajza e këngëtares së njohur. Nën udhëheqjen e kryeasistentes dr. Darina Sllavçeva, këngëtare e njohur popullore dhe mësuese në Akademinë Kombëtare të Muzikës "Prof. Panço Vlladigerov", pjesëmarrësit do të mësojnë një këngë të panjohur nga repertori i pasur i interpretueses së paharrueshme të krahinës folklorike trake Kiçka Savova, dhe në orën 15.00 do të mbjanë një koncert. Klasa, si dhe koncerti, kanë hyrje të lirë, dhe zakonisht gëzojnë interes të madh nga profesionistët dhe dashamirët e artit tonë folklorik.
"Master klasa "Me këngët e Kiçka Savovës" do të zhvillohet për të katërtin vit radhazi. Këtë vit ajo i kushtohet 90 vjetorit të lindjes së këngëtares - shpjegoi zonja Sllavçeva për Radio Bullgarinë. - E kam lumturinë, mundësinë, gëzimin për të udhëhequr këtë klasë. Fëmijët që marrin pjesë në të janë laureatë të edicionit të 13-të të festivalit "Me këngët e Kiçka Savovës", i cili zhvillohet në fshatin e saj të lindjes Slladun të rrethit të Svilengradit. Këtë vit festivali u mbajt më 20 dhe 21 prill. Këta janë gjashtë fëmijë nga pjesë të ndryshme të Bullgarisë që janë paraqitur më mirë.
Klasa master zhvillohet në tre drejtime - njohja me rrugën e punës dhe jetës së këngëtares popullore, mësimi i një kënge nga repertori i saj, e cila nuk është aq e njohur dhe koncerti - shpjegon Darina Sllavçeva. - E reja këtë vit është se do të përfshihen edhe këngë nga vëllimi që fondacioni botoi në ndihmë të studiuesve të këndimit folklorik. Ato janë aranzhuar për zë dhe piano nga kompozitori Georgi Andreev.
Në koncert, secili prej laureatëve do të marrë medaljen e tij të artë nga konkursi. "Ne kemi një partneritet shumë të mirë me ansamblin “Trakia”, në sallën e të cilit jemi të mirëpritur. Dhe instrumentistët profesionistë të orkestrës “Trakia” do të shoqërojnë shfaqjet e koncertit."
Darina Sllavçeva është e bindur se jo vetëm mësimi i këngëve pak të njohura është i dobishëm për interpretuesit e ardhshëm folklorikë, por edhe njohja me rrugën krijuese të këngëtarëve të mëdhenj:
"Mendoj se kur studion biografinë e një interpretuesi, artisti i ri mund të frymëzohej dhe të ndiqte shembullin e tij. Dhe kujtimet e mia personale për Kiçka Savovën janë të lidhura me mirësinë e saj, me qëndrimin e saj të mirë ndaj interpretuesve të rinj. Kam qenë dëshmitare e formimit të repertorit të saj, e respektit të saj për muzikantët profesionistë, si dhe për amatorët. Interpretuesi është një etalon jo vetëm në skenë.”
Lexoni më tepër nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Foto: Fondacioni "Kiçka Savova", Facebook /Darina Sllavçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Kori i Fëmijëve i Radios Komb;tare Bullgare (BNR) është ndër finalistët e konkursit prestigjioz ndërkombëtar për koret joprofesionale “ Le të këndojnë popujt ”, i cili mbahet nën kujdestarinë e Bashkimit Evropian për Radio dhe Televizion (EBU). Në..
Nga 4 deri më 6 tetor, Plovdiv do të bëhet kryeqyteti i kitarës. Kjo për shkak të festivalit GuitART, i cili për të nëntin vit radhazi do të na ofrojë një takim me kitaristë me famë botërore dhe grupe të reja me muzikantë të talentuar nga vende të..
Toma Zdravkovin e njohim si një nga zërat më karakteristikë të rokut bullgar. Pas një periudhe të ngopur me pjesëmarrje në formate televizive, ai sërish është angazhuar aktivisht në krijimin e këngëve të reja. Pasi prezantoi “Përpara” dhe “Mbresat..