Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është që ai të fillojë punën më 1 dhjetor. U miratuan 19 komisionerë, mes të cilëve edhe bullgarja Ekaterina Zaharieva, e cila do të marrë përsipër departamentin “Startups, kërkime shkencoer dhe inovacion”.
Mirpo, eurodeputetët refuzuan të marrin një vendim për kandidatin hungarez për komisioner Olivér Várhelyi dhe gjashtë nënkryetarët ekzekutivë – Kaya Kallas, Raffaele Fitto, Roxana Mînzatu, Stéphane Séjourné, Teresa Ribera dhe Hena Virkkunen. Partia Popullore Evropiane nuk ka dashur t'i japë dritën jeshile socialistes spanjolle Teresa Ribera pas përmbytjeve në Valencia. Socialistët e kundërshtuan ashpër këtë qëndrim, duke pretenduar se Rivera është përdorur si “dhi turku”.
Konfirmimi i ekipit të ri të komisionerëve të Ursula von der Leyen u bë një shkas i ndarjes politike dhe kërcënoi të vonojë fillimin e inaugurimit të ekzekutivit të BE-së.
Me shtyrjen, të gjitha palët e përfshira janë kthyer në fillim, kanë nevojë për një "paketë marrëveshje" që do të çojë në miratimin e Teresa Ribera, Raffaele Fitto dhe Olivér Várhelyi. Edhe pse vendimi për shtatë kandidatët për komisionerë u shty, vetëm tre u bënë qendra e shkëmbimit të lëvizjeve politike. Analistja ndërkombëtare Sofia Rusak nga Qendra për Studime Evropiane dhe Politike komentoi për Euronews:
“Duket se grupet më të mëdha politike në parlament kanë lidhur paraprakisht një lloj marrëveshjeje– që të gjithë kandidatët për komisionerë evropianë të miratohen në mënyrë që Komisioni i ri Evropian të marrë detyrën sa më shpejt të jetë e mundur. Por, ju e dini, ai pakt mes grupeve politike duket se është prishur tani. Kishte një vendim që u vonua dhe nuk e dimë se kur do të merret dhe cili do të jetë rezultati.”
Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen ndërhyri në proces në një përpjekje për të ndërmjetësuar një marrëveshje midis grupeve kryesore në Bruksel. Përpjekjet e saj për të thyer bllokimin dështuan, megjithëse një zëdhënës i Komisionit tha se ajo ka mbetur "plotësisht e angazhuar" në proces.
Në sfondin e lëvizjeve politike të grupeve në Parlamentit Evropian, Bashkimi Evropian ka nevojë për institucione që punojnë në mënyrë aktive dhe ka një sërë sfidash - lufta e vazhdueshme e Rusisë kundër Ukrainës, përshkallëzimi në Lindjen e Mesme, migrimi i paligjshëm, nevoja për sigurinë ekonomike, duke ndërtuar marrëdhënie me administratën e presidentit të sapozgjedhur amerikan Donald Trump. Rikthimi i tij në Shtëpinë e Bardhë, sipas analistëve, do të ketë një ndikim serioz në NATO dhe politikën e Aleancës. Kandidati për Komisioner Evropian për Mbrojtjen dhe Hapësirën - lituanezi Andrews Kubilius tërhoqi vëmendjen:
“Sipas raportit Draghi, industria evropiane e mbrojtjes ka nevojë për 500 miliardë euro shtesë gjatë dekadës së ardhshme për të qëndruar konkurruese dhe për të përmbushur nevojat aktuale. Ne do të shohim se si mund të optimizojmë mbështetjen financiare të BE-së, të rrisim investimet kombëtare dhe të menaxhojmë fondet ekzistuese madje përpara kornizës së ardhshme shumëvjeçare."
Me rëndësi thelbësore për Komisionin e ardhshëm Evropian është politika e zgjerimit, e cila lidhet drejtpërdrejt me interesin e Bullgarisë për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kandidatja për Komisionere për Zgjerim, Marta Kos nga Sllovenia ishte kategorike:
“Zakonisht, rinegocimi i kornizës së negociatave tashmë të rënë dakord me vendet anëtare nuk është realist. Ne presim që Traktati i Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe Traktati i Prespës ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë të zbatohet. Marrëveshjet dypalëshe parashikojnë mekanizma specifikë për vlerësimin e zbatimit të angazhimeve dypalëshe. Nëse më zgjedhin, do të monitoroj nga afër zbatimin e këtyre marrëveshjeve. Kjo do të jetë e mirë për të dyja palat dhe për BE-në”.
Manovrimi politik midis grupit kyç të qendrës së djathtë të Partisë Popullore Evropiane dhe grupit të Socialistëve dhe Demokratëve komplikoi procesin e negociatave për Komisionin e ardhshëm Evropian. Pritet që PE ta votojë Komisionin më 27 nëntor në kuadër të seancës në Strasburg.
Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve tashmë filloi të flasë për një rrezik shumë real që KE të mos marrë detyrën nga 1 dhjetori. Eurodeputetja Cvetelina Penkova para BNR-së:
“Në sfondin e asaj që po ndodh në aspektin e zhvillimit, ekziston rreziku real që të ketë një vonesë në zgjedhjen e KE-së së re, por dua të nënvizoj se kjo nuk duhet të shqetësojë as qytetarët bullgarë dhe as ata evropianë, sepse në fund të fundit është më mirë të kemi një shtyrje ose vonesë në mënyrë që të kemi vërtet besim te njerëzit që do të na përfaqësojnë për pesë vitet e ardhshme. "
Sipas analistes ndërkombëtare Sofia Rusak nga Qendra për Studime Evropiane dhe Politike, roli i PPE-së, si forca më e madhe politike në PE, është vendimtar:
“Parlamenti Evropian punon me shumicë. Për miratimin e vendimit nevojiten 50% plus një dhe grupi i Partisë Popullore Evropiane, së bashku me të gjitha partitë që ulen në të djathtën e tyre, kanë shumicën. Por gjithashtu PPE mund të bëjë shumicën në të majtë bashkë me socialdemokratët dhe liberalët, siç ka ndodhur vazhdimisht në mandatin e kaluar. Pra, në thelb PPE ushtron ndikim politik - mund të shkojë majtas ose djathtas për të bërë shumicën, gjë që e bën atë shumë të fuqishme për momentin. Kur vjen puna për të vendosur se cilët kandidatë të miratojnë dhe cilët jo, PPE ka një rol shumë të rëndësishëm”.
Në një intervistë për rubrikën "Evranet +" të BNR, eurodeputeti nga Partia Popullore Evropiane, Andrej Kovaçev është shprehur mjaft optimist për mbështetjen e ekipit të ri të Ursula von der Leyen dhe përjashton shtyrjen e KE-së së re:
“Unë ende mendoj se 1 dhjetori është data kur do të fillojë punën KE-ja e re. Kjo javë do të jetë vendimtare, sepse më 27 nëntor PE duhet të votojë në Strasburg për Komisionin e ri. Sigurisht, ka ende disa paqartësi për disa nga komisionerët – për kandidatin spanjoll, italian dhe hungarez”.
Qëllimi i Komisionit është të konsolidohet në detyrë përpara inaugurimit të presidentit amerikan Donald Trump. Cilat janë rreziqet reale nëse KE-ja e re vonohet?
“Po, mendoj se do të ndodhë gjithsesi. Nëse do të jetë nga 1 dhjetori, që mendoj se ka më shumë gjasa, apo nëse Komisioni do të miratohet në seancën e dhjetorit - ky nuk është ende një problem fatal, por gjithsesi kjo do të ndodhë para fillimit të mandatit të presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara. KE-ja dhe e gjithë BE-ja kanë detyra të mëdha përpara: të rrisin konkurrencën tonë, veçanërisht nëse pritet që Shtetet e Bashkuara të vendosin tarifa tregtare dhe të zvogëlojnë industrinë tonë evropiane. Ne duhet t'u përgjigjemi sfidave globale, një prej të cilave është konkurrueshmëria e ekonomisë evropiane”.
Ju, si pjesë e grupit më me ndikim në PE – ai i Partisë Popullore Evropiane, çfarë i atribuoni ngecjen e procesit – rivalitetit partiak, një vetoje strategjike apo masave hakmarrëse të grupeve në PE?
“Ka pak nga të gjitha. Unë do të jem i sinqertë, kolegët tanë nga Spanja në PPE mendojnë se Teresa Ribera duhet të zëvendësohet nga një komisioner tjetër, sepse ajo nuk ia doli mirë gjatë seancës, ndryshe nga Raffaele Fitto dhe Olivér Várhelyi, dhe së dyti sepse kundër saj ka dy ose tre padi në Spanjë në lidhje me tragjedinë e përmbytjeve, por kjo është një çështje që ata duhet të vendosin brenda Spanjës. Prandaj i kemi bërë thirrje Riberës që të shkojë në Parlamentin e Spanjës dhe të sqarohet atje nëse ka apo jo problem me të. Por në përgjithësi, PPE nuk dëshiron të pengojë procesin e miratimit të Komisionit më 1 dhjetor. Nëse nuk ka problem në Spanjë, atëherë ne do ta pranojmë këtë komision si të tillë. Sa i përket kandidatit të Hungarisë dhe Italisë, është e qartë se forcat e majta në parlament duan të tregojnë muskujt e tyre, se pothuajse me siguri nuk janë dakord me politikat e Orbanit dhe Melonit. De fakto, Fitto dhe Várhelyi nuk e kanë problem, personalisht e kam ndjekur dëgjimin dhe nuk i kam parë të kenë problem me njohuritë që kanë treguar në departamentet përkatëse për të cilat janë përgjegjës. Pra, për momentin kemi vetëm lojtarë politikë nga e majta që nuk duan të marrin përgjegjësinë për të gjithë KE-në, por na thonë: le të votojë EPP me të djathtën ekstreme dhe ne themi: pse të mos marrim përgjegjësinë e përgjithshme për gjithë komisioni, pse doni të thoni më pas: PPE punon me të djathtën ekstreme. Jo, ne duam përgjegjësinë e përbashkët të të gjithëve për BE-në”.
Cila mendoni se është lëvizja fituese për të siguruar një “paketë marrëveshjeje” që çon në miratimin e të gjithëve. A do të shohim grupet politike të dalin me një kompromis të përbashkët për të miratuar të gjithë nënkryetarët e KE-së?
“Po, jam i bindur që më së voni deri në fund të javës, do të gjendet një kompromis. Pa PPE-në, në PE nuk mund të merret asnjë vendim i vetëm në këtë mandat, ndaj ne duam një shumicë të gjerë partish – për këtë qëllim ia kemi drejtuar dorën socialistëve, të "Rinovo Evropën", të gjelbërve dhe konservatorëve , të cilët ne nuk i konsiderojmë të djathtë ekstreme. Pra, ne kemi nevojë për një BE dhe institucione evropiane që funksionojnë efektivisht dhe është në interesin e të gjithëve që kjo të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur”.
Ky material është përgatitur në kuadër të radio rrjetit evropian “Euranet Plus”. Mund ta dëgjoni atë me tingullin e tij origjinal në bullgarisht KËTU.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3..