Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lëvizje në ekonominë bullgare, por në mënyrë të pabarabartë në fusha të ndryshme

Foto: IPI

Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën e fundit të Institutit për Ekonominë e Tregut - "Profilet rajonale. Treguesit e zhvillimit 2024". Në bazë të 75 treguesve matet gjendja ekonomike dhe sociale e 28 rajoneve në Bullgari.

Shërbimet janë sektori kryesor ekonomik në vend dhe në Sofje ato përbëjnë 80% të biznesit. Ky sektor ndiqen nga sektori i teknologjisë së informacionit. Në rrethin e Kërxhalit (Bullgaria e Jugut) dhe në kryeqytet, jetëgjatësia mesatare është më e lartë - 75.4 vjet. Në skajin tjetër kemi rajonin e Vidinit (Bullgaria Veriperëndimore), ku është pak më shumë se 69 vjeç. Pensioni mesatar është gjithashtu më i larti në Sofje - 1040 leva (521 euro), ndërsa në Kërxhali është vetëm 656 leva (329 euro), çka tregon pabarazitë e mëdha në rajonet e ndryshme të vendit tonë.

Lajmet tani janë më të mira, por kjo nuk vlen njëlloj për të gjitha rajonet - theksoi për Radio Bullgarinë Zornica Sllavova, eksperte e lartë në Institutin e Ekonomisë së Tregut (IPI).
Zornica Sllavova
“Ne shohim gjithashtu rritje në qytetet me zhvillim më të shpejtë, si Stara Zagora, Plovdiv, Varna, ndërsa në anën tjetër janë Vidin, Silistra, Montana, Dobriç, ku të ardhurat, duke përfshirë standardin e jetesës për njerëzit, po rriten shumë avash. Atje tregu i punës është gjithashtu në kulmin e tij, por kjo reflektohet më pak ekonomikisht për shkak të plakjes së popullsisë. Përqindja e njerëzve në moshë të aftë pët punë nuk është e lartë dhe nuk janë bërë shumë investime. Investimet në rajonin e Sofjes, i cili shfaqet si periferia industriale e kryeqytetit, janë në rritje. Rajoni i Sofjes ka rritjen më të lartë të prodhimit të brendshëm bruto për person, ndërsa qytetet tona bregdetare Varna dhe Burgas po zhvillohen kryesisht falë turizmit”.

Rajonet po shtojnë popullsinë e tyre, pavarësisht rritjes negative natyrore.

Në vitin aktual secili prej qarqeve ka shtuar popullsinë e tij, d.m.th. ka një rritje mekanike pozitive, e cila raportohet si trend pozitiv në raportin e IPI, i cili realizohet çdo vit. Ka një tërheqje të bullgarëve nga jashtë, madje edhe të huajve, por në të njëjtën kohë shtimi natyror kudo është negativ. Sofja tërheq njerëz nga i gjithë vendi për shkak të tregut më të mirë të punës dhe dyfishit të pagave, mbi mesataren kombëtare. Kërxhali dhe kryeqyteti janë zonat me rritjen më të madhe mekanike të popullsisë, ndërsa në rajonin jugor ka kthim të emigrantëve nga Turqia - thuhet gjithashtu në raportin e IPI.

"Lindin më pak fëmijë sesa vdesin njerëz - rënia e popullsisë është një problem. Në ekonomitë më pak të zhvilluara, kapitali i punës është më i rëndësishmi për investimet. Këtu shohim një rritje të investimeve, edhe në Sofje madje papunësia është shumë e vogël, vetëm në periudhat që njerëzit ndërrojnë punë, por problemet me papunësinë strukturore mbeten. Arsimi është gjithashtu pjesë e profileve rajonale – ai luan një rol kyç në disa fusha dhe ka një ndikim të fortë negativ në investime dhe biznes. Njerëzit që kanë mbaruar shkolla të larta nuk është gjithmonë e nevojshme të jenë të pranishëm, sepse ata janë më tepër të lidhur me industritë e teknologjisë së lartë, por në fakt është pikërisht industria ajo që luan një rol udhëheqës në zonat më të vogla - për shembull, Vraca, Stara Zagora, Pazarxhik. Por atje ka edhe një popullsi me një nivel arsimor mjaft të ulët. Këtu raportojmë gjithashtu një përqindje të lartë të notave të dobëta nga vlerësimi i nxënësve në lëndët e gjuhës bullgare dhe matematikës, dhe nuk mund të mos raportojmë gjithashtu mospërputhjen e madhe midis arsimit profesional dhe profilit të ekonomive vendase”.

Fuqia e vendit është ende tek taksat e ulëta. Sidoqoftë, mantra e krahut të lirë të punës nuk po funksionon më për tërheqjen e investitorëve, kështu që pyetja mbetet, çfarë të bëjmë me kapitalin njerëzor në dispozicion:

"Në Bullgari, së pari, nuk i kushtohet rëndësi kualifikimit dhe rikualifikimit. Dhe së dyti, të dhënat e reja të Eurostat tregojnë se në vendin tonë të mësuarit gjatë gjithë jetës është më i ulëti në të gjithë BE - 1.4% e njerëzve kanë kryer një lloj kursi për trajnim, për të bërë një krahasim mund të themi se vendet e veriut është rreth 30%. Pa kualifikim dhe rikualifikim dhe duke pasur parasysh papunësinë strukturore në vendin tonë, do të jetë e vështirë për ne që të tërheqim investime”.

Foto: Instituti për Ekonominë e Tregut, BGNES, Pixabay

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Paga minimale do të rritet me 144 leva vitin e ardhshëm

Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..

botuar më 24-10-23 3.21.MD

FMN parashikon një inflacion prej 2.8% në Bullgari për vitin 2024

Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..

botuar më 24-10-22 6.30.MD

Qeveria e përkohshme do të zbatojë ligjin dhe paga minimale bëhet 1077 leva (545 euro)

Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..

botuar më 24-10-21 10.08.PD