Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në YouTube. "Sa e bukur je" u realizua që në vitin 2000, kur u përfshi në albumin e grupit "Vajza e akullit".
Vlladi Ampov - Grafa ndan: "Edhe një herë jeta më befasoi këndshëm. Kur dëgjova këngën në albumin e parë të D2, "Sa e bukur je" më preku me emocionin dhe bukurinë e saj të thellë. Nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të kisha mundësinë ta këndoja live në 25 vjetorin e grupit. Ishte kënaqësi dhe sfidë për mua të bëja leximin tim muzikor të këngës.”
Mitko Kërnev nga D2 shton: "Kur Grafa na tha se "Sa e bukur" është kënga e tij e preferuar, ftesa për ta interpretuar së bashku në përvjetorin tonë erdhi krejt natyrshëm. Vlladi ishte i shkëlqyer në paraqitjen e tij."
Ky bashkëpunim nuk u planifikua paraprakisht. Ai u frymëzua nga reagimet e publikut të koncertit, i cili pasi e dëgjoi këngën me frymë të ngulur shpërtheu në duartrokitje. Më pas D2 dhe Grafa vendosën t'i japin një jetë të re si një këngë e pavarur dhe një video.
Më shumë informacion për muzikantët ka në postimet e mëposhtme:
Redaktore: Diljana Traçev
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: YouTube/@d2musiconlineGrupi “Kanella” njihet prej vitesh, por në vitin 2022 përbërja e formacionit u rinovua dhe grupi regjistroi këngën e tij të parë “Zana”. Pasuan "Përgjithmonë", "Lulet" dhe "Unaza", e cila ishte e pranishme për më shumë se një muaj në renditjen e BNR TOP 20...
Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..
Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..