Gjatë natës, vranësirat do të lëvizin me shpejtësi nga perëndimi.
Të premten në vend do të mbizotërojë mot i vranët. Që para mesditës në Bullgarinë Perëndimore do të fillojë të bjerë shi, ndërsa në malet mbi 1600 m do të bjerë borë. Era do të orientohet nga veriperëndimi dhe do të forcohet. Me të do të depërtojë ajri i ftohtë dhe temperaturat do të bien. Nga mbrëmja në zonat e larta reshjet e shiut do të kalojnë në borë.
Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 0° dhe 5°, kurse maksimalet do të jenë në interval të gjerë - nga 4°- 6° në Bullgarinë Veriperëndimore dhe në Sofje deri në 12°-14° në rajone të Bullgarisë Lindore, ku gjatë shumicës së ditës do të fryjë erë jug-jugperëndimore.
Në zonat malore do të mbizotërojë mot i vranët dhe me mjegull. Edhe para mesditës do të fillojnë reshjet në masivet e Bullgarisë Perëndimore, të cilat gradualisht do të mbulojnë malet në Bullgarinë Qendrore. Do të bjerë borë, dhe nën 1600 metra - shi, por në mbrëmje me ftohjen edhe në pjesët e ulëta malore reshjet e shiut do të kalojnë në borë. Do të fryjë erë mesatare veriperëndimore dhe përgjatë kreshtave - erë e fortë jugperëndimore. Temperatura maksimale në një lartësi nga 1200 metra do të jetë rreth 6°, në 2000 metra - rreth 2°, por pas drekës do të bëhet më e ftohtë.
Në Detin e Zi do të mbizotërojë mot i vranët, pa reshje të konsiderueshme. Para mesditës do të fryjë erë mesatare nga jug-jugperëndimi, e cila nga mbrëmja do të marrë drejtimin perëndimor-veriperëndimor. Temperaturat maksimale do të jenë 12°-14°. Temperatura e ujit të detit është 12°-13°.
Perspektivat për zhvillimin e potencialit të rëndësishëm të turizmit në Bullgari u diskutuan në takimin e kreut të shtetit Rumen Radev dhe sekretarit të përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit të OKB-së, Zurab Pololikashvili. I ftuari..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°, më të ulëta në zonat verilindore deri në minus 7°. Në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës në Bullgarinë Perëndimore do të mbajë mot kryesisht i vranët, ndërsa në..
“Analiza e gjendjes dhe përgatitjes së Forcave të Armatosura në vitin 2024” u prezantua në kuadër të Konferencës Vjetore të Shefit të Mbrojtjes Admiral Emill Eftimov në Sofje. Në fjalimet e tyre në këtë ngjarje, si presidenti Rumen Radev, ashtu..
Nuk ka asnjë ndryshim, forcat e armatosura bullgare nuk do të dërgohen në Ukrainë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një koment për takimin mes..
Bullgaria paraqiti një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence bazuar në të kuptuarit se vendi i plotëson kriteret për të hyrë në..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°, më të ulëta në zonat verilindore deri në minus 7°. Në Sofje do të jetë rreth..