Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për Trajtim Aktiv (UMBAL) Burgas, njofton institucioni shëndetësor. Bëhet fjalë për një qasje të re revolucionare për trajtimin e plagëve të rënda kronike si këmba diabetike, onkodermatologjia, djegiet, plagët dekubitale, etj.
Më shumë se gjysma e amputimeve të këmbëve në vendin tonë rezulton se janë për shkak të këmbës diabetike. Teknologjia e re u jep pacientëve një shans për të shpëtuar këmbët e tyre. Metoda tashmë përdoret në mënyrë rutinore në SHBA, Turqi, Korenë e Jugut dhe vende të tjera aziatike. Bullgaria është vendi i katërt evropian që nis të aplikojë këtë teknologji.
Për momentin, pacientët bullgarë kanë akses falas në këtë trajtim vetëm gjatë demonstratave, pasi pajisja ka vetëm tre muaj që është në treg dhe ende nuk është blerë nga asnjë institucion mjekësor në vendin tonë.
Përpilues: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: UMBAL BurgasNë rubrikën e tij të fundit digjitale "Ndërtesat tregojnë", Muzeu Historik Rajonal - Sofje paraqet historitë e ndërtesave emblematike në qendër të Sofjes, si dhe të njerëzve që dikur kanë jetuar në to. Nisma me video materiale është pjesë e projektit..
Me mbështetjen financiare të shtetit bullgar dhe në kuadër të një projekti të realizuar nga shoqata "Bullgarët në Shqipëri", fëmijëve nga Gora dhe Golloborda iu dorëzuan dhurata për festat e fundvitit. Në këto dy rajone jeton një pjesë e madhe e pakicës..
Vazhdon edicioni i 22-të i "Krishtlindjeve bullgare" nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Bullgarisë. Këtë vit, fushata është në mbështetje të fëmijëve me sëmundje dhe gjendje të rëndë kronike. Shuma e mbledhur pas shfaqjes bamirëse të mbajtur..
Organizata bullgare e hotelerisë dhe restoranteve prezantoi çmimet e saj vjetore për arritjet profesionale në fushën e turizmit, duke vlerësuar punën e..