Sezoni i dimrit në Bansko fillon më herët këtë vit. Zona e skive hapet akoma më 6 dhjetor 2024. Të gjitha pistat do të funksionojnë përveç Çalin Vallog dhe rrugës së skive për në Bansko. Pistat jane te rregulluara dhe ne gjendje shume te mire. Deri më 19 dhjetor, çmimet e skive do të jenë të njëjta si në sezonin e vjetër.
Hapja zyrtare e sezonit në Bansko do të bëhet më 14 dhjetor nga legjenda austriake e skijimit alpin, Michael Walchhofer. Në karrierën e tij, ai ka një titull botëror në zbritje që nga viti 2003, 4 medalje të kampionateve botërore dhe një medalje argjendi nga Olimpiada e Torinos 2006. Me të në hapje do të jetë edhe pesë herë fituesi i Kupës Botërore, Marc Girardelli. Dy yjet do të përballen me njëri-tjetrin në lojën “Bashkohu me skuadrën e kampionit”, e cila garanton çmime tërheqëse për skiatorët e regjistruar.
Për herë të 16-të, më 1 janar, kalaja "Carevec" në Veliko Tërnovo (Bullgaria Veriore) priti turistin e parë. Ky është i vetmi rezervat arkitekturor-muzeor në vend që punon gjatë gjithë vitit dhe është muzeu më i vizituar në të hapur në vend. Turisti..
Rreth 700 mijë bullgarë zgjedhën të udhëtojnë për të pritur Vitin e Ri. Rreth 120-130 mijë prej tyre preferuan të shkojnë jashtë vendit dhe po aq të huaj zgjedhën Bullgarinë për pushimet e tyre. Vendet më të preferuara për pritjen e Vitit të Ri 2025..
Kultura e verërave në Bullgari po përjeton një lulëzim. Gjithnjë e më shumë vende dhe ngjarje tërheqin adhuruesit e verës dhe rrisin interesin për turizmin e verës. Në vitin 2024 kërkesa për degustime të verës u rrit ndjeshëm. Dhe rezervimet për..