Si një galerie arti në mes të pyllit e përshkruajnë dëshmitarët shatërvanin me belvedere pranë fshatit Konçerajoni i qytetit Momçillgrad të Bullgarisë Jugore. Fillimi i ndërtimit u dha në vitin 1985 nga babai i Jusein Jusufit dhe një vit më vonë, kur ai u nda nga jeta, veprën e vazhdoi i biri.
Ashtu si trakët, romakët dhe kulturat e tjera që kaluan nëpër malin Rodopa, edhe ai ëndërron të lërë gjurmë. Kënaqësinë e gjen duke parë kalimtarët që ndalojnë për të shijuar shatërvanin buzë rrugës
Katër dekada pas vendosjes së gurit të parë, hapësira është e mbushur me dhjetëra miniatura mermeri. Fatkeqësisht, jo të gjithë vizitorët e trajtojnë krijimin me kujdes.
“Ka pllaka mermeri të thyera, të lyera dhe të hedhura. Mermerin e solla nga Izmiri. Por unë nuk zemërohem. Pres që të ketë edhe njerëz të tillë”, thotë Jusein Jusuf për BTA.
Mjeshtri i shatërvanit buzë rrugës tashmë po mendon projektin e tij të radhës për të pasuruar në natyrë galerinë e tij të artit. Ai zotohet se sa të jetë gjallë do të vazhdojë këtë punë të tij.
Përpilues: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..
Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..
Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..